Kosova
Muriqi për largimin nga fusha në Bukuresht: “Jemi krenarë”
Të dielën, kombëtarja e Kosovës ka mbajtur konferencë për media në Prishtinë.
Aty u paraqit futbollisti Vedat Muriqi që foli po ashtu edhe për incidentin dhe largimin nga fusha gjatë ndeshjes kundër Rumanisë në Bukuresht.
Ai tha se ekipi është krenar dhe se kanë marrë një vendim të duhur.
“Jemi krenarë në përgjithësi. Mund të them se jemi krenarë. Kemi marrë një vendim të duhur në atë moment, ngaqë u prekëm emocionalisht dhe moralisht. Ne si futbollistë e kemi mbyllur kapitullin”. Tha Muriqi para mediave.
“Nesër e kemi synim ta mbyllim ciklin me fitore. Jemi të përgatitur. Na pret kundërshtar i vështirë. Nuk pajtohem personalisht në asnjë rezultat tjetër pos fitores. Do të dalim me çdo fuqi që kemi për të pikët e plota dhe ta mbyllim ciklin me fitore. Shpresoj të kemi vazhdimësi”, vazhdoi tutje sulmuesi i Kosovës.
“Sa i përket ndeshjes me Rumaninë kemi stërvitur 4-5 ditë të mira. U vërejt që do të kemi paraqitje të mirë. Shkuam në Rumani me mentalitetin dhe emocionin që e kishim nga loja e parë. Shkuam për fitore. Nuk e patëm fatin me vete për ta shënuar një gol. Po ta kisha shënuar unë ose Edoni në fillim, do të ishte më ndryshe loja. Shpresojmë dhe besoj fuqishëm që do të vazhdojmë kështu. Që prej nesër, ashtu edhe në ciklin e ardhshëm”, ka thënë kapiteni i Kosovës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













