Futboll
Zyrtare: UEFA merr vendimin për ndeshjen mes Rumanisë e Kosovës
Rumania merr tri pikë në tavolinë
Rumania ka marrë fitore 3:0 në tavolinë për ndeshjen e ndërprerë ndaj Kosovës të premten, ka vendosur UEFA të mërkurën.
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës, e vlefshme për fazën grupore të Ligës së Kombeve, u ndërpre pak minuta para fundit teksa rezultati ishte 0:0. Lojtarët e Kosovës lëshuan fushën pasi pati thirrje raciste nga tifozët në Bukuresht.
UEFA ka vendosur që fitorja t’i takojë Rumanisë. Por kjo fitore nuk ndryshon renditjen tabelare. Rumania mbetet e para në grupin 2 të Ligës C me 18 pikë, ndërsa Kosova (12 pikë) do ta kërkojë kalimin në Ligën B përmes plejofit.
Në vendim, UEFA e ka dënuar Federatën rumune me 128 mijë euro për shkelje të ndryshme dhe një ndeshje pa shikues.
Federata rumune u dënua me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues për sjellje raciste dhe diskriminuese të tifozëve (në lidhje me thirrjet ksenofobe anti-hungareze). 30 mijë euro për transmetim të mesazheve politike provokuese nga tifozët, që nuk përkojnë me ngjarje sportive. 9 mijë euro për hedhje të gjësendeve. 4500 euro për ndezje të fishekzjarrëve. 8000 euro për përdorim të laserëve. 12.500 euro për pengim gjatë intonimit të himneve. 14 mijë euro për bllokim të dyerve të stadiumit.
Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) është dënuar me 6 mijë euro për sjellje të pahijshme të skuadrës.
FFK-ja tani do ta ketë mundësinë ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit (CAS).
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë











