Kosova
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë që ta sqarojë çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë
Bashkimi Evropian i ka kërkuar Serbisë që ta sqarojë çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë. Zëdhënësja për zgjerim në Komisionin Evropian, Ana Pisonero, ka thënë se BE-ja është në dijeni të shqetësimeve të shqiptarëve në Serbi sa i përket kësaj çështjeje.
Ajo u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të sqarojnë për publikun “se si janë kryer kontrollet e vendbanimeve që kanë rezultuar me pasivizimin e adresave dhe nëse jugu i Serbisë është vënë veçanërisht në shënjestër”.
Gjykata Kushtetuese e Serbisë së fundmi ia ka hedhur poshtë ankesën një banori shqiptar nga Medvegjë për kthimin e adresës së tij.
“Ne kemi marrë në dijeni shqetësimet për pasivizimin e adresave të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar në Serbi. Jemi duke ndjekur këto zhvillime në frymën e obligimeve që ka marrë Serbia në kuadër të negociatave të anëtarësimit, sidomos ato që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave”, ka thënë Pisonero.
Ndërkaq, ajo nuk është përgjigjur nëse kjo çështje mund të jetë pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 20 nëntor ka thënë se vendimi i Kushtetueses së Serbisë për banorin nga Medvegja cenon të drejtat themelore të njeriut. Ka theksuar se vendimi i saj legjitimon praktikën diskriminuese të pasivizimit të adresave ndaj shqiptarëve.
Kurse presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të enjten ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë trysni Serbisë për respektimin e të drejtave të shqiptarëve.
E, çështja e pasivizimit të adresave ishte përmendur edhe në Raportin e Progresit për Serbinë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%










