Kosova
Gjenevë: Donis Sadushaj, nëpunës ndërkombëtar civil pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU)
Donis Sadushaj, një qytetar model i integrimit në Zvicër
Sukseseve të shqiptarëve në Zvicër i shtohet edhe Donis Sadushaj, i cili prej më shumë se 7 vjetësh jeton në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.
Sadushaj është nëpunës ndërkombëtar civil pranë Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU), një Agjenci e specializuar e OKB-së. Donisi aty punon në Departamentin e Partneriteteve për Zhvillimin Dixhital.
Donis Sadushaj është angazhuar më parë si oficer projektesh pranë Bulan Institute for Peace Innovations në Gjenevë, si pjesëtar i zyrës së pranimeve në Geneva School of Diplomacy, si dhe është bashkautor në librin ‘The European Court of Human Rights and the Right of a Private Life’, publikuar nga The Institute for Policy and Legal Studies, Tirana.
Donisi lindur dhe rritur në Tiranë, pasi ka mbaruar studimet e larta në Drejtësi pranë Universitetit “Luarasi” në Tiranë, u transferua në Gjenevë për të vazhduar kualifikimet në Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare pranë Geneva School of Diplomacy and International Relations.
Mbi bazën e rezultateve të larta, atij iu dha mundësia për të përfunduar studimet pranë Walsh School of Foreign Service, Georgetoën University, Washington D.C. Së fundmi, ai ka kryer edhe studimet në nivelin Executive MBA on International Organizations Management (IOMBA) pranë Universitetit të Gjenevës.
Menjëherë pas studimeve pasuniversitare, Donis Sadushaj ka fituar kompeticionin e sigurisë kibernetike (Cybersecurity), organizuar nga Geneva Center for Security Policy (GCSP).
Viteve të fundit, shembuj të integrimit, arsimit dhe punës të shtetasve shqiptarë në Zvicër po rriten. Një nga këta është pa dyshim edhe Donisi, si model e qytetar i integruar dhe shembull i njeriut të punës. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












