Maqedonia
Shkup: Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë Ligjin për gjuhët më 11 dhjetor
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar të premten se do ta shqyrtojë kushtetutshmërinë e Ligjit të shumëpërfolur për gjuhët gjatë një seance më 11 dhjetor.
“Gjykata nuk do ta komentojë qëndrimin e askujt. Pas përfundimit të seancës, do të mbahet konferenca e rregullt për shtyp, në të cilën do të përgjigjemi në të gjitha pyetjet tuaja”, tha të premten Gjykata Kushtetuese.
Ky Ligj, i cili nisi të diskutohet qysh më 2017 dhe u miratua më 2018, parasheh përdorim të zgjeruar të gjuhës shqipe, dhe e përmend atë në mënyrë specifike në nenin 2.
Kushtetuesja pritet ta shqyrtojë edhe nenin 2 të këtij ligji. Lënda që lidhet me kundërshtimin e këtij ligji, përfshin 13 iniciativa të parashtruara nga qytetarë, parti politike dhe shoqata të ndryshme që prej vitit 2019.
Vendimi për kushtetutshmërinë e ligjit ka shkaktuar reagime të forta politike, veçanërisht pas shfuqizimit të mekanizmit të Balancuesit më 9 tetor, një instrument që rregullonte përfaqësimin “e drejtë dhe adekuat” të komuniteteve në institucione shtetërore.
Për Ligjin për gjuhët, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, nga koalicioni shqiptar VLEN, pjesë e Qeverisë, i porositi të premten qytetarët dhe institucionet që ta marrin me “gjakftohtësi” çështjen.
Ai shtoi se Kushtetuesja duhet ta shohë këtë ligj edhe si “çështje politike, dhe jo vetëm si juridike”.
“Ligji i gjuhëve del nga Marrëveshja e Ohrit, dhe është shtylla e këtij shteti. Kushdo që prek Marrëveshjen e Ohrit, ka prekur marrëdhëniet ndëretnike dhe stabilitetin”, tha Mexhiti.
Paraprakisht, Mexhiti njoftoi se gjyqtarët shqiptarë në Gykatën Kushtetuese do ta bojkotojnë seancën e 11 dhjetorit.
“Është prononcuar edhe kryetari që duhet të marrin pjesë të gjithë gjykatësit dhe nëse dikush mungon, atëherë nuk ka legjitimitet vendimi”, tha ai.
Nga ana tjetër, opozita shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), të premten, përmes një komunikate, paralajmëroi për “pasoja të rënda” në rast të shfuqizimit të ligjit.
“Nëse Gjykata Kushtetuese vendos të shkatërrojë arritjet e Marrëveshjes së Ohrit, pasojat do të jenë të parikuperueshme, dhe ne nuk mund të mbajmë përgjegjësi për atë që mund të pasojë”, thuhet në komunikatën e BDI-së.
Përkundër këtyre paralajmërime, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, thotë se nuk ka rrezik për sigurinë e vendit, cilido qoftë vendimi i Kushtetueses.
“Nuk ka rrezik ndaj sigurisë. As që kemi lejuar ndonjëherë të ketë. Ne kemi paralajmëruar se ka përpjekje që të cenohet siguria. Kjo që e lexuat është një nga ato përpjekje”, tha të premten kryeministri Mickoski.
Mickoski, më herët, kishte deklaruar se nuk kontestohet i gjithë ligji, por “vetëm dy-tri dispozita”.
Por, partia e tij, VMRO DPMNE, e ka kundërshtuar vazhdimisht ligjin dhe është zotuar se do të bëjë “korrigjime”, kur të fitojë pushtetin.
Ligji për përdorimin e gjuhëve ka pesë vjet që qëndron në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese.
Balancuesi dhe Ligji i gjuhëve u përfshinë në rendin e ditës pak muaj pasi VMRO-DPMNE-ja mori pushtetin në Maqedoninë e Veriut. /REL
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vaxhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
Alarm në Zvicër: Dhjetëra kamera private sigurie transmetojnë pamje “live” në internet pa mbrojtje Një hulumtim i Radio Televizionit Zviceran (SRF) ka zbuluar se dhjetëra kamera private të sigurisë në... -
Biletat e festivaleve në Zvicër janë shtrenjtuar me mbi 40% në një dekadë -
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit -
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme -
Zvicra nis hetim ndaj Google












