CH-Ballkani
Kosova më e izoluar se Koreja Veriore
Indeksi për kufizimin e vizave nga kompania, Henley& Partners tregon se Kosova është shtet më i izoluar sesa Koreja e Veriut.
Kosova, sipas këtij indeksi, renditet në vendin e 88, duke e ndarë pozitën e njëjtë me Sudanin, Libanin dhe Shri Lankën.
Të dhënat tregojnë se pavarësisht mendimit të përhapur që Koreja Veriore ose Kuba janë shtetet më të izoluara në botë, këto vende megjithatë renditen në pozitën e 86, respektivisht 69.
Indeksi për kufizimin e vizave nga Henley & Partners rendit shtete bazuar në lirinë e udhëtimit që qytetarët e tyre gëzojnë.
Henley&Partners ka analizuar rregullimin e çështjes së vizave në të gjitha shtetet dhe territoret në botë duke krijuar indeksin që rendit shtetet nga qasja më e madhe e udhëtimeve pa viza deri tek ato me qasjen më të vogël.
Në këtë indeks, shtetet e rajonit qëndrojnë pak më mirë. Shqipëria ndodhet në vendin e 45, Serbia në vendin e 37, Maqedonia në të 38 e Mali i Zi në të 40.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër












