Kosova
Aktakuza e re ndaj Thaçit dhe të tjerëve, javën tjetër mbahet konferenca mbi ecurinë e çështjes
Ka kaluar një javë që kur Gjykata Speciale e ka konfirmuar një aktakuzë të re kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe kundër katër personave të tjerë për vepra penale që lidhen me “pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës ‘Thaçi dhe të tjerët’”.
Kështu, Hashim Thaçi, bashkë me Bashkim Smakajn, Fadil Fazliun, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin përbëjnë grupin më të madh të të akuzuarve të përbashkët, ndaj të cilëve seancat nisin brenda 2 javësh nga ngritja e aktit akuzues.
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se të martën do të mbahet një Konferencë mbi ecurinë e çështjes në rastin e Thaçit, Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit, e cila pritet të fillojë në orën 14:00.
Gjatë ditëve në vazhdim pritet të bëhen edhe deklarimet e fajësisë të lëna pezull nga Thaçi e Smakaj.
Kujtojmë se Smakaj, Fazliu dhe Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u dërguan në ndërtesën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë një ditë më vonë, tha gjykata.
Gjykata kishte njoftuar se Hajredin Kuçit i ishte dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.
Thaçi – i cili është duke u gjykuar nga kjo gjykatë në një rast të ndarë kundër ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit – akuzohet se bashkërendoi “tri grupe të veçanta” së bashku me Smakajn, Kilajn, Kuçin dhe Fazliun për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve të prokurorisë në rastin kundër tij dhe të tjerëve për krime lufte.
E-Diaspora
-
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari Platforma albinfo.at ofron detaje të reja për tragjedinë në Vjenë... -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Zvicër
-
E konsideruar si model biznesi, Albana Rama mbahet në paraburgim në Zvicër Një gjykatë tani ka urdhëruar që sipërmarrësja të mbahet në paraburgim, e dyshuar për delikte financiare... -
Nestlé planifikon park gjigant të çokollatës me vlerë 400 milionë franga -
Shteti reagon ndaj çmimeve të paqarta në Migros -
Zvicër: 326 fluturime më pak për shkak të mungesës së pilotëve -
Identifikohet viktima e aksidentit me teleferik në Engelberg












