Lajme
19 vjet burg dhe 15 vjet dëbim për kosovarin që vrau nusen e të birit
Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i lartë se kërkesa e prokurorisë publike (17 vjet)
Gjykata penale e Bazelit ka dënuar një 60-vjeçar kosovar për vrasje. Ai kishte therur dhe vrarë nusen e të birit, në Pratteln BL në vitin 2020.
Vendimi është: 19 vite burg dhe dëbim nga vendi.
Krimi ndodhi në mesin e qershorit 2020, kur personi 60 vjeçar sulmoi nusen e të birit, atëherë 24-vjeçare në banesën e tij dhe e goditi me thikë, transmeton albinfo.ch. E reja si pasojë e sulmit brutal ka humbur jetën.
Prokuroria në aktakuzë ka pretenduar se krimi u karakterizua nga “motive veçanërisht të dënueshme” dhe nga një “pakrupullsi e veçantë”. Vrasjes i kanë paraprirë mosmarrëveshjet me nusen, e cila ishte martuar me djalin e të pandehurit në korrik të vitit 2015 në Kosovë në një dasmë të dyfishtë me vëllain e tij.
Disa muaj më vonë ajo u transferua në Zvicër, gjegjësisht në Pratteln dhe lindi një djalë në tetor 2016, shrkuan srf.ch. Martesa është ndjekur nga vështirësi, sipas prokurorit publik. Në familje kishte debate të përsëritura dhe dhunë. Vjehrri i të vrarës kishte një ndikim të fortë tek çifti.
I pandehuri deklaroi në gjykim se kishte vepruar në vetëmbrojtje. Ai tha në gjykatë se ajo që ka bërë ishte mbrojtje dhe se ai nuk ka kryer vrasje. Nuk kishte pasur qëllim për ta vrarë, është shprehur ai. “Unë duhet të kisha vdekur në vend të saj”, tha i pandehuri. Ai nuk e di pse dhe si ndodhi e gjithë kjo dhe i vjen keq për aktin.
Dënim më i lartë dhe dëbim nga vendi
Prokuroria publike ka kërkuar dënimin me 17 vjet burg. Duke i shqiptuar 19 vjet burgim, vendimi i gjykatës penale të Baselland është shumë më i lartë se kërkesa e prokurorisë publike.
Përveç dënimit me burg, 60-vjeçari ka marrë edhe një vendim për dëbim nga vendi për një periudhë 15-vjeçare.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih














