Futboll
Futbollistët më të aktivizuar, Xhaka në top 10
Xhaka ka luajtur 5,447 minuta në 65 ndeshje, duke pasur vetëm dy minuta më pak se Otamendi
Observatori i Futbollit, CIES, ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më të aktivizuar gjatë vitit 2024, ku Granit Xhaka renditet në mesin e 10 të parëve.
CIES ka analizuar lojtarët nga 66 liga të ndryshme në botë që kanë luajtur numrin më të madh të minutave zyrtare gjatë vitit 2024, duke përfshirë ndeshje në klube vetëm për të rritur, dhe në kombëtare (A, U23 ose U21).
Në mesin e 10 lojtarëve më të aktivizuar, Xhaka është i katërti, pas mbrojtësit holandez, Virgil van Dijk (33.4 vjeç) dhe argjentinasit Nicolas Otamendi (36.8 vjeç), shkruan KlanKosova, transmeton albinfo.ch.
Granit Xhaka ka luajtur 5,447 minuta në 65 ndeshje, duke pasur vetëm dy minuta më pak se Otamendi.
Gjatë vitit 2024, Xhaka fitoi titullin në Bundesliga me Bayer Leverkusen, si dhe Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë, por ekipi i tij u eliminua në finalen e Europa League-s nga Atalanta.
Në Euro 2024, ai dhe Zvicra arritën çerekfinalet, ndërsa në Nations League përfunduan të fundit në Grupin A4.
Xhaka gjithashtu ishte një nga kandidatët për Topin e Artë 2024, ku përfundoi në vendin e 16.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












