Futboll
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit
Arabia Saudite e ka ndaluar alkoolin gjatë zhvillimit të Kupës së Botës 2034, i cili do të mbahet në këtë vend.
Mediumi britanik “The Guardian” raporton se tifozët nuk do të kenë të drejt të konsumojnë pije alkoolike në stadiume të Botërorit që do të mbahet pas 10 vjetësh në tokën arabe, transmeton express përcjell albinfo.ch.
E ligjet arabe sigurisht se do t’i respektojë edhe FIFA, e cila është pajtuar me këtë vendim, sipas mediumit britanik.
Shtëpia e futbollit botëror s’e ka ndërmend t’i bëjë presion pushtetit vendorë që t’i lehtësojë rregullat, prandaj ky vendim do të mbetet në fuqi.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në Botërorin e Katarit në vitin 2022.
Natyrisht, do të ketë hapësira të caktuara ku tifozët e shteteve pjesëmarrëse të ngjarjes më të madhe të futbollit në botë do të mundë të konsumojnë alkool, por jo edhe në stadiume.
Tifozët e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, por ata janë të paralajmëruar se mund të dënohen rëndë nëse nuk i respektojnë rregullat dhe ligjet në Arabinë Saudite.
Kjo e fundit së fundmi e fitoi edhe zyrtarisht të drejtën e organizimit të Kampionatit Botëror në vitin 2034.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë













