Maqedonia
Maqedoni: Qytetarët me ankesa për çmimet
Qytetarët në Maqedoninë e Veriut ankohen për çmime të larta të produkteve, në prag të festës së Vitit të Ri. Thonë se me të ardhurat e tyre nuk mund t’ia arrijnë të sigurojnë gjërat elementare, lërë më të mendojnë për gjëra luksi.
“Vaji, detergjentet, qumështi, mielli të gjitha janë shtrenjtuar. Thanë se do t’i ulin çmimet para vitit të ri? Asgjë. Të rrallë janë ata markete të cilët i kanë ulur çmimet”, tha një qytetar.
Në vend se të ulen, çmimet janë shtrenjtuar para festave të Vitit të Ri. Nuk mund të blejmë as pako me dhurata për fëmijët. Kështu thonë dy qytetare të moshuara të cilët ankohen se para festave të fundvitit të gjitha çmimet e produkteve janë shtrenjtuar.
“Jetë e vështirë, rëndë. Viti i Ri vjen nuk mund tu blejmë pako fëmijëve. Për çfarë të ndajmë të paren, për ushqim apo për veshmbathje. Nuk arrin asgjë. Shumë është jetë e vështirë por çfarë të bëjmë. Jeta mund të jetë më e mirë kur funksionaret të jenë më të mirë”, u shpreh një qytetare.
“Nuk janë ulur çmimet jo. Ka disa por të rralla. Ata i rriten çmimet, kjo e gjitha është punë e rreme. Ju thoni që i rriten në vend se t’i ulin? Po. Vështirë për ne fukarenjtë. Ata i kanë pagat e mira dhe nuk u intereson për ne. Ai që duron-duron, kush ka – ka, kush nuk ka aspak nuk ka”, tha një tjetër qytetare.
“Të themi realitetin, nga 20 deri në 30 % janë shtrenjtuar produktet më shumë. Nuk ka kontrolle se sikur të kishte kontroll. Dmth. Duhet inspektorët të dalin në terren dhe të kontrollojnë?! Po. Nëse nuk janë të korruptuar. Cilat produkte janë shtrenjtuar sipas teje? Më të shtrenjta janë produktet ushqimore ndërsa një person me një pension të ulët nuk mundet asgjë të bëjë”, deklaroi një qytetar.
Ministri i ekonomisë Besar Durmishi në intervistë për ALSAT tha se inspektoret kanë konstatuar atë që pohojnë qytetarët, rritje të çmimeve të cilat nuk kanë qenë të përfshirë në shportën e Vitit të Ri dhe paralajmëroi se do të merren masa më rigoroze
“Informacionet që na vinin nga sektori që bën përllogaritjen dhe analizën e çmimeve të produkteve bazë vinin informata që ata artikuj që nuk janë vendosur në shportën e Vitit të Ri, çmimet ishin rritur në mënyrë drastike. Artikujt që nuk janë vendosur në shportën e Vitit të Ri, janë rritur nga 20 deri në 30 %. Cilat do të jenë masat më rigoroze? Do të bëjmë ngrirje të çmimeve ose ngrirje të marzhës të artikujve, ashtu siç bëmë me shportën e vjeshtës ku kishim 73 grupe artikujsh diku 350 artikuj dhe artikuj tjerë që do të bëjmë ngrirje të çmimit”, deklaroi Besar Durmishi, ministër i Ekonomisë.
Sa i përket kontrolleve të shtuara nëpër markete dhe gjobave ndaj atyre që nuk do e respektojnë ngrirjen e çmimeve, e cila do të hyjë në fuqi para Vitit të Ri, Durmishi paralajmëroi se gjobat do të arrijnë nga 1 mijë deri në 10 mijë euro.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” Themeluesja e “Thinking Machines” dhe ish-drejtoresha e teknologjisë në OpenAI u shfaq në tapetin e kuq... -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale -
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













