Shkurt.ch
“Call Center” shkelin ligjin me dy këmbët
Që nga viti 2012 mund të mbroheni nga thirrjet e papëlqyera nga të ashtuquajturat qendrat e thirrjes në Zvicër, "Call Center".
Sekretariati për ekonomi i Zvicrës (SECO) vetëm në tre vjetët e fundit raporton për 20 mijë ankesa nga thirrjet e bezdisshme nga “Call Center”.
Për të ndjekur penalisht fajtorët duket të jetë e vështirë, për shkak se ata nuk mund të identifikohen. Por, që nga prilli 2012 Ligji Kundër konkurrencës jolojale (UWG) është në fuqi.
“Call Center” bezdisin nëpër telefona për qëllime marketingu, shkruan SRF. Por, a ka mundësi të mbroheni nga thirrjet që vijnë nga Call Centër të ndryshëm?
Një nga problemet kryesore është se thirrjet e “telemarketingut” vijnë nga jashtë me një numër telefoni nga Zvicra. Ky numër mund të ketë qenë dhënë ligjërisht jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Abuzimet mund të raportohet në formularin online në dispozicion në faqen e internetit SECO. SECO mund të ndërhyjë vetëm në qoftë se për një kompani të veçantë adresohen një numër i caktuar i ankesave nga qytetarët.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme












