Lajme
Rritja e inflacionit në Gjermani, cilat janë shkaqet, çfarë thonë ekspertët e ekonomisë
Inflacioni në Gjermani mbetet më i lartë sesa është pritur. Me një normë prej 2.6 për qind, dhjetori solli rritjen e tretë radhazi dhe normën e dytë më të lartë të inflacionit në vitin 2024, njoftoi Zyra Federale e Statistikave në Gjermani. Ekonomistët aktualisht nuk presin një ulje të ndjeshme të çmimeve të konsumit, por besojnë se një valë e re e madhe e rritjes së çmimeve nuk ka gjasa.
“Në janar, inflacioni mund të mbetet në një nivel të ngjashëm për shkak të çmimeve më të larta të karburanteve dhe shërbimeve të sigurimit,” parashikon ekonomisti i Commerzbank Jörg Krämer. Ai shton: “Problemi i inflacionit nuk është zgjidhur ende.”
Michael Heise, ekonomist në HQ Trust, nuk sheh ndonjë lehtësim për konsumatorët as në janar. Rritja e taksës së dioksidit të karbonit, rritja e çmimit të biletës së transportit publik, kostot në rritje të sigurimeve shëndetësore dhe shërbimeve ekonomike mund të rezultojnë me një rritje të çmimeve prej rreth 2.5 për qind, thotë ai.
Inflacioni vjetor 2.2 për qind
Pavarësisht rritjes së infoacionit në dhjetor, inflacioni në Gjermani ka rënë dukshëm në krahasim me vitet e kaluara. Sipas të dhënave statistikore, mesatarisht për vitin 2024 çmimet e mallrave dhe shërbimeve janë rritur me 2.2 për qind krahasuar me një vit më parë. Sa për krahasim, norma e inflacionit në vitin 2023 ishte 5.9 për qind, ndërsa në vitin 2022 ishte 6.9 për qind. Si rezultat i sulmit rus në Ukrainë në shkurt 2022, çmimet e produkteve të energjisë u rritën ndjeshëm. Edhe në vitin 2021, inflacioni ishte dukshëm më i lartë, me një normë mesatare prej 3.1 për qind.
Inflacioni mbi 2 për qind
Ekonomistët presin që inflacioni të mbetet mbi nivelin e 2 për qind gjatë vitit 2025. Disa ekspertë shohin më pak hapësirë për Bankën Qendrore Evropiane (BQE) për të ulur normat e interesit. Megjithatë, asnjë ekspert nuk pret një valë të re rritjesh të çmimeve, si ato në 2022 dhe 2023, kur norma e inflacionit në ekonominë më të madhe të Evropës arriti në pothuajse 9 për qind. Në vend të kësaj, norma vjetore e inflacionitpër vitin 2025 pritet të jetë në nivelin e vitit 2024, e disa ekspertë thonë se ajo mund të jetë rreth 2.1 për qind.
Normat më të larta të inflacionit ulin fuqinë blerëse të konsumatorëve. Inflacioni anulon edhe efektin e rritjes së të ardhurave. Në dhjetor më së shumti janë rritur shërbimet me rreth 4.1 për qind. Ushqimet janë rritur mesatarisht me rreth 2 për qind. Ndërsa çmimet e karburanteve kanë rënë me 1.7 për qind. Pavarësisht krizës, shumë ekonomistë mendojnë se gjendja do të stabilizohet në masë në vitin 2025./DW/
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike Disa qindra njerëz u mblodhën të dielën në Europaplatz në Cyrih për të treguar solidaritetin e... -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave -
Fundjavë me stuhi në Zvicër -
Çmimet e larta e bëjnë të vështirë hyrjen në bujqësi në Zvicër -
SWISS do të ulë nivelin e stafit administrativ me 10%













