Lajme
Simpozium me ligjërata mjekësore në Cyrih dhe Gjenevë
Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër, më 19 janar në Cyrih dhe më 26 janar në Gjenevë organizon simpozium mjekësor dedikuar shqiptarëve në Zvicër që për qëllim ka parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.
Simpoziumi synon të ofrojë njohuri praktike dhe të bazuara shkencërisht në parandalimin e sëmundjeve që prekin sistemet e ndryshme të organeve. Mjekët Shqiptarë në Zvicër nga fusha të ndryshme do të ndajnë këshilla dhe strategji mbi rëndësinë e stileve të shëndetshme të jetesës, diagnostikimin e hershëm dhe menaxhimin efektiv të faktorëve të rrezikut.
Pjesë e këtij organizimi mund të bëhen gjithë të interesuarit, pavarësisht moshës apo historisë mjekësore dhe të cilët janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth ruajtjes së shëndetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës.
Ky program përfshin ligjërata si dhe diskutime me pyetje dhe përgjigje me pjesëmarrësit.
Vlen të ceket që pjesëmarrja është falas.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit19 Janar 2025
- Ora14:00
- LokacioniBenedict Schule Zürich
- Data e përfundimit19 Janar 2025 - 17:00
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit
Jeta në Zvicër
-
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa Shërbimi hekurudhor në linjën Bern–Thun është aktualisht i ndërprerë. Shkak është një aksident personal midis stacioneve... -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar -
Ish-banorët e Mbretërisë së Bashkuar tani mund të dhurojnë gjak në Zvicër















