Kosova
Franca dënon qytetarët të cilët flasin me zë të lartë në telefon
Mediat franceze raportojnë se një person në Francë u gjobit me 200 euro për shkak se fliste në telefon me zë të lartë, përcjell albinfo.ch.
Davidi si qytetar i këtij shteti po fliste me motrën në telefon në një stacion treni në Nantes, Francë, dhe e kishte vendosur thirrjen në altoparlant.
Më pas, një zyrtar i stacionit të trenit i kërkoi ta ulte zërin ose ndryshe do të gjobitej, shkruan DailyMail.
Edhe pse u paralajmërua se do të gjobitej me 150 euro, Davidi mendoi se zyrtari po bënte shaka. Ai ka refuzuar të paguajë gjobën aty për aty dhe ajo është “rritur” në 200 euro. Ai punësoi avokatë të cilët tani po përpiqen të kundërshtojnë pagesën e saj.
Në Francë, nuk ka asnjë ligj që ndalon të folurit në telefon përmes altoparlantit në vende publike. Megjithatë, ka rregulla shumë të qarta për kontrollin e zhurmës.
Ligji francez i trafikut lejon gjoba për ata që përdorin pajisje dhe instrumente për të prishur qetësinë e të tjerëve me zhurmë në hapësirat e përdorura për transportin publik. Për shembull, mund të gjobiteni me 60 euro në hekurudhat franceze edhe nëse flisni me zë të lartë në celular pa përdorur kufje.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Më pak njerëz punojnë në sektorin kulturor në Zvicër Rreth 282,000 persona ishin të punësuar në sektorin kulturor në Zvicër në vitin 2025, 4.8% më... -
Marrëveshjet Zvicër-BE mund të jenë subjekt i shumicës së dyfishtë të popullit dhe kantoneve -
Gruaja zvicerane vdes pas një aksidenti me furgon shpërndarjeje pa shofer në Cyrih -
Sulmuan një turist në Locarno, katër të arrestuar -
Niset peticion në Zvicër kundër antenave Starlink












