Lajme
Obeziteti te fëmijët në shifra alarmante, po diskutohet përdorimi i Ozempic
Obeziteti në fëmijëri është kthyer në një krizë globale shëndetësore, me shifra alarmante që vazhdojnë të rriten. Me parashikimet që tregojnë se deri në vitin 2030 rreth 250 milionë fëmijë mund të jenë obezë, ekspertët po kërkojnë mënyra për ta frenuar këtë fenomen.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, normat e obezitetit janë më shumë se trefishuar në mbarë botën që nga viti 1975 dhe janë rritur gati pesë herë te fëmijët dhe adoleshentët.
Një nga zgjidhjet e propozuara është përdorimi i medikamenteve për humbje peshe, siç janë ato të grupit GLP-1. Mbështetësit e kësaj qasjeje argumentojnë se këto ilaçe mund të ndihmojnë në parandalimin e komplikacioneve shëndetësore dhe të përmirësojnë cilësinë e jetës së fëmijëve obezë. Nga ana tjetër, kritikët ngrejnë shqetësime mbi efektet afatgjata dhe mundësinë e varësisë nga këto medikamente, duke sugjeruar se duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje trajtimeve të bazuara në ndryshime të stilit të jetesës.
Ky debat ka ndarë komunitetin shkencor, duke ngritur pyetje të rëndësishme mbi shëndetin, etikën dhe përgjegjësinë në trajtimin e obezitetit te fëmijët.
Debati mbi përdorimin e medikamenteve për humbje peshe te fëmijët
Argumentet pro:
•Shkencëtarët dhe mjekët besojnë se këto medikamente mund ta ndalojnë obezitetin që në fazat e hershme.
•Shumë adoleshentë mbipeshë përballen me bullizëm dhe izolim. Një studim me gati 7,000 të rinj obezë tregoi se ata që përdornin këtë lloj medikamenti, të njohur si GLP-1, kishin një rrezik më të ulët për të pasur mendime apo tentativa vetëvrasëse.
Argumentet kundër:
• Ndërsa trajtimi i obezitetit tek të rriturit mund të shihet si korrigjim i gabimeve të së shkuarës, përdorimi i ilaçeve te fëmijët mund t’i bëjë ata të varur prej tyre gjatë gjithë jetës.
•Studiuesit shqetësohen se nuk dihet ende se si këto medikamente ndikojnë në trupin në zhvillim të fëmijëve dhe cilat mund të jenë efektet afatgjata.
•Kritikët e krahasojnë përdorimin e tyre me antidepresantët, të cilët shpesh përdoren si një zgjidhje e shpejtë për probleme komplekse të shëndetit mendor, duke shmangur përpjekjet për të adresuar shkaqet e vërteta të problemit.
E-Diaspora
-
Belgjikë
Nora Gjakova bëhet trajnere e xhudos në Belgjikë Kampionia olimpike e Tokios 2020 ka nisur zyrtarisht punën në Federatën e Xhudos së Valonisë, duke... -
Studentët e Fakultetit të Arteve përfaqësojnë Kosovën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Oberhausen -
Komedia “Ne dhe Ata” në Bernë: humor dhe reflektim mbi jetën në diasporë -
SHBA
Shqiptarja nga Kosova pranohet në një nga specializimet më konkurruese në SHBA -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Kaos në Gotthard: Kolonë 19 kilometra dhe mbi 3 orë pritje drejt jugut Trafiku në tunelin e Gotthardit është rënduar ndjeshëm për shkak të festave të Pashkëve, punimeve dhe... -
Banorët në Bazel ankohen për akomodimin e azilkërkuesve -
Funksioni i ri i SBB shkakton konfuzion te udhëtarët -
Rrezik i shtuar nga ortekët në Zvicër gjatë Pashkëve -
Lufta në Lindjen e Mesme ndryshon destinacionet e pushimeve për turistët zviceranë











