Lajme
Bandat shqiptare tashmë dominojnë tregun e drogës në Britaninë e Madhe
Qyteti britanik ku bandat shqiptare nuk guxojnë të shkelin
Mediat britaneze shkruajnë se bandat shqiptare tashmë dominojnë tregun e drogës në Britaninë e Madhe. Rivalët e tyre po detyrohen të punojnë me çmime më të ulëta, por edhe të ketë dhunë vdekjeprurëse, përcjell albinfo.ch.
Shqiptarët në Britani, siç shkruan DailyMail, përdorin lidhje direkte me kartelet kolumbiane për të siguruar kokainë me çmime më të mira.
Por ndërsa kanë marrë përsipër kontrollin në qytetet kryesore si Londra dhe Birminghami, shqiptarët nuk janë kudo në Britani.
Liverpooli shquhet një nga zonat e pakta në të cilin bandat shqiptare nuk janë në gjendje të veprojnë, thonë ekspertët. Tregtia e drogës në këtë qytet është në duart e vendasve.
Këtë e tregoi edhe burgosja e çiftit të ri të Liverpoolit, Eddie Burton, 23 vjeç dhe Sian Banks, 25 vjeç. Ata dyshohen se sollën në qytet qindra kilogramë heroinë, kokainë dhe ketaminë me vlerë miliona euroshe.
Një grup tjetër vendas në Liverpool u dënua me 44 vjet burgim në fund të janarit pasi e përdorën postën “Royal Mail” për të dërguar MDMA, ekstazi, kokainë, këpurdha magjike, LSD dhe ketaminë në të gjithë vendin.
Jashtë Liverpoolit, bandat shqiptare dominojnë në tregun e drogës në Britani sipas një seri studimesh, duke përfshirë raportin e OKB-së të vitit 2023.
Por pse nuk po mund të depërtojnë bandat shqiptare në Liverpool? Kjo është çka thotë Peter Walsh, autor i librit “Drug War: The Secret History”.
“Shqiptarët u bënë forcë në Evropë gjatë viteve 1990. Mendimi im është se ata krijuan lidhje me kolumbianët që eksportonin kokainë në Evropë përmes linjave kryesore të transportit. Duke negociuar drejtpërdrejt me furnitorët, shqiptarët mundën të anashkalonin bandat më të mëdha në Evropë. Por më e rëndësishmja, ata e shitën drogën me çmime më të ulëta se grupet ekzistuese të krimit, gjë që u dha atyre avantazh vendimtar”.
“Shqiptarët lulëzuan në Londrën e Madhe. Më ata u zgjeruan në qarqet e tjera dhe drejt Birminghamit. Thjesht mendoj se Merseyside ka mbetur jashtë mundësive të tyre për një kombinim faktorësh që kanë funksionuar kundër tyre. E para është se Liverpooli është qytet i tillë lokal, me bazë klanore. Furnizimi me drogë në Liverpool ka qenë gjithmonë i dominuar nga grupe të njohura kriminale që kanë lidhje të forta mes komuniteteve”.
“Pika e parë është se ata (shqiptarët) nuk do të kishin qenë në gjendje të përziheshin në komunitet ashtu siç ishte e mundur të bëhej në Londër dhe Birmingham. Anëtarët e komuniteteve lokale të lidhura me bandat e drogës do të kishin raportuar aktivitetet e tyre në polici dhe më pas do të ishin përballur me dhunë të madhe. Liverpooli është një qytet ku grupet e jashtme të krimit hezitojnë të hyjnë nga frika e dhunës”.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante















