Lajme
Shembja e një çatie i merr jetën 19-vjeçarit shqiptar në Santorini
Një aksident i rëndë në punë i mori jetën një 19-vjeçari shqiptar mesditën e 20 shkurtit në Santorini, përcjell albinfo.ch.
I riu humbi jetën pasi u zu poshtë nga shembja e një çatie, ndërsa po kryente punime ndërtimore në objektin ku punonte në zonën e Imeroviglit, Thira.
Sipas raportimeve të Cyclades24.gr, policia ka arrestuar pronarin e objektit si dhe përgjegjësin e punimeve, ndërkohë që Nëndrejtoria e Policisë së Thirës po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.
Autoritetet bëjnë me dije se aksidenti nuk ka lidhje me lëkundjet sizmike të fundit në rajon, megjithatë, Prokuroria e Naxosit ka urdhëruar një hetim shtesë mbi rastin.
Burime nga policia konfirmojnë se zona ku po zhvilloheshin punimet nuk bënte pjesë në territorin e ndaluar për ndërtime.
Sidoqoftë, është konstatuar se pronari i objektit nuk dispononte lejen e nevojshme për kryerjen e punimeve ndërtimore.
Hetimet mbi këtë rast tragjik vijojnë, ndërsa ngjarja ka risjellë në vëmendje çështjen e sigurisë në vendet e punës dhe respektimin e rregullave në sektorin e ndërtimit.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor "Duke bashkuar partnerë dhe aktorë nga i gjithë rajoni, eventi shënoi një hap të rëndësishëm në... -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante











