Lajme
Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë, ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e së mërkurës
Vëllai i Besar Nimanit mohon përfshirjen në sulmin me armë në Bielefeld, avokati njofton se do të dorëzohet në polici
Raportohet se Berat Nimani, vëllai i boksierit të ndjerë Besar Nimani, ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e së mërkurës para gjykatës në Bielefeld, ku mbetën të plagosur katër persona.
Mediumi gjerman “WDR” të mërkurën kishte raportuar se dyshohet për një të vdekur pas sulmit, përcjell albinfo.ch.
Në një deklaratë për gazetën gjermane Bild, Nimani ka theksuar se familja e tij ka jetuar në frikë të vazhdueshme që nga vrasja e Besarit në mars të vitit të kaluar.
“Një nga vrasësit e Besarit po ecën i lirë. Që nga vrasja e tij ne kemi jetuar me frikë të vazhdueshme”, ka thënë ai.
Besar Nimani u vra më 9 mars 2023, kur u qëllua me 16 plumba.
Dy persona dyshohen për këtë vrasje: Huseyin Akkurt, i cili u arrestua në qershor në Bruksel, dhe Aymand Dawoud Kirit, i cili vazhdon të jetë në arrati.
Të shtënat e së mërkurës ndodhën menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore ndaj Akkurtit në Gjykatën e Bielefeldit. Mes të plagosurve raportohet se janë babai dhe vëllai i Akkurtit, si dhe dy persona të tjerë, përfshirë një 23-vjeçar në gjendje kritike.
Avokati i Berat Nimanit, Peter Wuller, ka bërë të ditur se klienti i tij do të dorëzohet në polici brenda ditëve në vijim.
“Kam pasur kontakte me z. Nimani menjëherë pas këtij akti të rëndë. Ai më kërkoi ta përfaqësoja. Situata është shumë konfuze, por pasi të konsultohem me prokurorin dhe të kem një pasqyrë më të qartë, klienti im do të dorëzohet,” ka deklaruar Wuller, duke shtuar se Nimani këmbëngul në pafajësinë e tij.
Sipas Bild, Nimani nuk ndodhet në Bielefeld, dhe policia ka bastisur apartamentin e tij.
Dëshmitarët kanë pretenduar se ai dhe motra e tij janë parë duke u larguar me një makinë të zezë nga vendi i ngjarjes, ndërsa të pranishmit në sallën e gjyqit kanë vënë re se ata u larguan para kohe.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027 UBS po përgatitet të njoftojë mijëra shkurtime të vendeve të punës. Sipas raportimeve të gazetës SonntagsBlick,... -
Legalizimi i kanabisit ndan partitë dhe organizatat politike në Zvicër -
Java shkollore 4-ditore midis shpresave dhe dyshimeve në Zvicër -
“Jo një Zvicre prej 10 milionë banorësh”, më shumë pro sesa kundër -
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë











