Lajme
Forcimi i Lidhjeve Ekonomike mes Diasporës Shqiptare dhe Zvicrës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Gjenevës (CCIG) pati kënaqësinë të mirëpriste në Maison de l’Économie Z. Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, së bashku me Znj. Vasilika Hysi, përfaqësuese e përhershme e Shqipërisë në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, Ilir Nezaj, këshilltar ekonomik pranë Misionit të Përhershëm të Shqipërisë në OKB, Egin Telqiu, drejtues i kompanisë Alba Impex dhe Aina Hoti, koordinatore e komunikimit në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare (ADBC).
Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i CCIG – Chambre de commerce, d’industrie et des services de Genève , Vincent Subilia, diskutoi me zv.ministrin për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Gjenevës dhe Shqipërisë.
Zvicra dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të fortë ekonomik të bazuar në tregti, investime dhe bashkëpunim në sektorë strategjikë si energjia, financat dhe turizmi. Ky takim u mbështet në përpjekjet e mëparshme, përfshirë dërgatën ekonomike të organizuar në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Shqipëri-Zvicër dhe Market Focus Albania në vitin 2021.
Në vazhdën e angazhimit për të forcuar shkëmbimet ekonomike midis Zvicrës dhe Ballkanit Perëndimor, CCIG do të organizojë më 19 mars “Market Focus Kosovo”, ku ftoheni të merrni pjesë:
Link: https://agenda.ccig.ch/agenda/2025/03/Kosovo-
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni












