Kosova
Gjenerali amerikan i dërgon letër ngushëllimi Thaçit, e quan padrejtësi largimin e tij nga familja
Gjeneral-lejtnanti amerikan në pension, Claude M. Kicklighter, ka dërguar letër ngushëllimi për vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes letrës, Kicklighter ka shprehur dhimbjen për humbjen e babait të tij, duke theksuar padrejtësinë e largimit të tij nga familja për shkak të procesit gjyqësor në Hagë.
“Vazhdojmë të lutemi për lirimin tuaj, në mënyrë që të bashkoheni me familjen tuaj, sidomos tani. Në vendin tim thuhet se drejtësia e vonuar është padrejtësi, dhe rasti juaj ka qenë padrejtësi që nga fillimi. Është shumë e dhimbshme që gjatë viteve të fundit të jetës së babait tuaj, ju nuk ishit pranë tij,” ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Ndër të tjera, ai ka njoftuar se kishte planifikuar ta vizitonte Thaçin në Hagë së bashku me ambasadorin dhe kongresmenin Tony Hall dhe ish-ambasadorin Ahmet Shala, por për arsye shëndetësore i ishte dashur ta anulonte udhëtimin.
Ndryshe, Kicklighter ka shprehur shpresën që kjo situatë të marrë fund së shpejti dhe që Thaçi të mund të bashkohet me familjen dhe popullin e Kosovës.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Valë e të nxehtit në Zvicër pritet të zgjasë deri në fundjavën e ardhshme Vala e të nxehtit që ka përfshirë Zvicrën që nga e enjtja do të vazhdojë të... -
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë












