CH-Ballkani
Viktima në kantier është Beslim Syla nga fshati Berjahë i Gjakovës
Personi që ka humbur jetën në aksidentin e punës, të ndodhur të premten në Lucern, është Beslim Syla nga fshati Berjah i Gjakovës. I ndjeri po punonte pa dokumente në Zvicër
Beslim Syla nga Gjakova kishte humbur jetën pasditen e të premtes, në një aksident pune në Lucern. Familjarët e të ndjerit kanë njoftuar se varrimi i tij bëhet sot në ora 15 në varrezat e fshatit Berjahë të Gjakovës. Një shok i tij, Bekimi nga Biel Biene ka thënë për albinfo.ch se Beslimi ka qenë punëtor dhe ka punuar vazhmisht për të siguruar ekzistencën e familjes në Kosovë. Beslimi ka tri vjet që punon pa dokumente në Zvicër. Ai ka pësuar lëndime të rënda në kantierin e ndërtimit në qytetin e Lucernit dhe ka ndërruar jetë pastaj në vendin e ngjarjes, kishte njofuar policia.
Sipas njohurive të para, mbi kosovarin tashmë të ndjerë ka rënë materiali i skeles nga kamioni pirunier që e bartte materialin në fjalë. Dhe kjo ka qenë fatale për 33 vjeçarin.
Albinfo ka mësuar se bashkë me Beslimin ishte aksidentuar edhe një punëtor tjetër shqiptar, i cili ka pësuar lëndime të lehta ndërsa italiani ishte arrestuar ngase nuk kishte leje të vozitjes për kamioni pirunier.
Beslim Syla ka lënë pas 3 fëmijë, një vajzë dhe dy djem. 3 vjet e gjysmë i ndjeri nuk kishte mundur ta vizitonte familjen në Kosovë për shkak të dokumenteve.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani

Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës
- 16 vjet nga vendimi historik i GJND-së: Pavarësia e Kosovës nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare
- Media amerikane rekomandon Gjirokastrën, Beratin dhe Liqenin e Ohrit si destinacione që duhen vizituar
- Shqipëria pjesë e “Best Tourism Villages 2026”, Gonxhja: Fshatrat tanë janë thesar i identitetit kombëtar
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme












