Futboll
Avdijaj gati për finalen e Kupës së Austrisë
Hartbergu mbështetet tek Avdijaj për ta fituar Kupën e Austri
Klubi i Hartbergut ka siguruar kalimin në finalen e Kupës së Austrisë. Golin e fitores 1:0 në gjysmëfinalen e zhvilluar në Vjenë ndaj Austria Vjenës, favorite, e shënoi Donis Avdijaj, përcjell albinfo.at.
Futbollisti shqiptar, që në të kaluarën ka luajtur për Kosovën, realizoi në minutën e 54-të. Ishte edhe goli që e vendosi sfidën. Por, Avdijaj ka vendosur edhe disa ndeshje në edicionin aktual të Kupës së Austrisë.
Sulmuesi 28-vjeçar, që aktivizohet kryesisht në krah, ka plot shtatë gola e gjashtë asistime në pesë ndeshje të Kupës. “Sky Sport” i Austrisë i ka kushtuar shkrim të gjatë të enjten skuadrës së Hartbergut, ndërsa në pah ka nxjerrë formën e mirë që po kalon Avdijaj.
“Është absolutisht çmenduri. Dhe mund ta kuptoj çdo klub të madh që thotë ‘ne nuk jemi kandidatë, por ne jemi kandidatë’. Mendoj se Hartbergu ka treguar paraqitje solide e të mëdha në Kupë këtë edicion. Mendoj se ne madje kemi shënuar më së shumti gola. Nëse e analizoni në tërësi këtë sezon të Kupës, mendoj se jemi me plot meritë në finale”, ka thënë pas ndeshjes Avdijaj.
“Finalja e Kupës ka qenë e njohur për Hartbergun vetëm në televizor”, ka shtuar tutje Avdijaj.
Në finalen që zhvillohet në Klagenfurt, Hartbergu luan ndaj Wolfsbergerit më 1 maj nga ora 17:00.
Njësoj si Wolfsbergeri, edhe Hartbergu është skuadër modeste, që promovimin në elitën e futbollit austriak e arriti në edicionin 2017/18. Wolfsbergeri e siguroi Bundesligën austriake për herë të parë në edicionin 2011/12. Të dyja do të luajnë në finalen e Kupës së Austrisë për herë të parë dhe e synojnë trofeun e parë në histori të klubit. Rrugës për në finale, Hartbergu në raundin e parë fitoi 11:1 ndaj Bischofschofenit, 6:0 e mposhti SV Lafnitzin, kurse 3:0 triumfoi ndaj Austria Lustenaut.
SV Stripfingun, Hartbergu e mposhti pas vazhdimeve me rezultatin 2:0 dhe triumfoi në gjysmëfinale ndaj Austria Vjenës. Skuadra e Avdijajt ka shënuar plot 23 gola, duke e bërë kështu skuadrën me sulmin më të fortë në këtë edicion të Kupës austriake. Avdijaj është golashënuesi më i mirë i ekipit në Kupë me shtatë gola e gjashtë asistime. Patrik Mijiq i ka gjashtë gola, ndërsa Robert Zulj i Laskut, Karim Konate i Salzburgut, David Toshevski i Austria Klagenfurtit dhe Saliou Sane i Riedit i kanë nga katër gola në total. Avdijaj tri gola e gjashtë asistime i ka në 23 paraqitje në Bundesligën austriake. Ai i ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Kosovën, ndërsa ka kontribuar me dy gola. Por, nuk është ftuar për kohë të gjatë te “Dardanët”.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria










