Lajme
Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga projekti i diskutueshëm i ndërtimit të aeroportit të ri në Shqipëri. Kjo u njoftua në këshillin e qytetit, të martën

Lumi Vjosa në Shqipëri konsiderohet si lumi i fundit i egër i Evropës dhe aktualisht, në pellgun e tij po ndërtohet një pistë dhe kullë aeroporti. Qeveria vendore po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – pavarësisht rezistencës së ashpër nga ambientalistët vendas dhe kritikave nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, transmeton albinfo.ch.
Ky projekt ka një lidhje me Mynihun: filiali i Munich Airport GmbH, Munich Airport International (MAI), ka vepruar në cilësinë e këshilltarit. Por, siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën (8 prill), MAI do të tërhiqet nga ky pozicion në fund të prillit.
Të Gjelbrit e mirëpresin këtë vendim në një deklaratë të bërë sot, por paralajmërojnë se angazhime të tilla të diskutueshme duhet të shmangen në të ardhmen, shkruan merkur.de.
Sipas këshilltarëve të qytetit, projekti ka ngjallur kritika në të gjithë Evropën. Përveç Parlamentit të BE-së dhe Komisionit, edhe Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në kuadër të Këshillit të Evropës i ka bërë thirrje qeverisë në Tiranë që të ndalojë ndërtimin.
Organizatat lokale mjedisore kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër projektit. Ata shprehen të shqetësuar se, me këtë projekt, një nga zonat e fundit natyrore të Evropës dhe burimet jetësore të specieve të rralla të shpendëve mund të shkatërrohen në mënyrë të pakthyeshme.
Të Gjelbrit kishin theksuar që në vitin 2023 se pjesëmarrja e Aeroportit të Mynihut në këtë projekt ishte në kundërshtim me strategjinë e qëndrueshmërisë të vetë aeroportit, transmeton albinfo.ch. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekonomik u diskutua gjithashtu edhe një peticion, i cili kërkon që Aeroporti i Mynihut të tërhiqet plotësisht nga ky projekt.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Shtutgart: Nuk ka informacione për viktima nga Kosova Pas aksidentit hekurudhor të ndodhur pranë qytetit Riedlingen në landin gjerman të Baden-Württemberg, ku një tren...
-
Veshalla e Tetovës mirëpret mërgimtarët në manifestimin tradicional “Votra jonë na bashkon”
-
Tragjedi në Ujman: Humb jetën mërgimtari 33 vjeçar pasi kërceu nga ura
-
Shqiptarët në Maqedoni të përjashtuar nga anketa zyrtare për diasporën
-
NZZ shkruan për ambasadorin e Kosovës në Bern, Mentor Latifin
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga nga kamerat e shpejtësisë në Zvicër, siguri apo burim të ardhurash? Kamerat e shpejtësisë në Zvicër janë kthyer në burim të ardhurash miliona frangash për kantonet dhe...
-
Kamerat e shpejtësisë në Zvicër, nga kamuflimi me bar, te gjobat milionëshe
-
Zvicra nën reshje intensive, paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dheu në disa rajone
-
Zvicër: Atraksionet që mbartin më shumë sasi rreziku
-
Sondazhi: Ja çfarë e bën Zvicrën të veçantë