Lajme
Zgjedhjet në Shqipëri: Ka nisur dërgimi i fletëve të votimit në Diasporë

Tashmë dihet se për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit, shqiptarët me banim jashtë vendit do të mund të votojnë përmes postës për zgjedhjet parlamentare, përcjell albinfo.ch.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjen e 245,808 zarfeve me fletët e votimit, të cilat do të nisen drejt votuesve shqiptarë në diasporë në 85 shtete të botës.
Procesi i dërgimit të zarfeve ka nisur dhe do të vazhdojë deri më 17 prill, me qëllim që të sigurohet mbërritja në kohë e materialeve zgjedhore te votuesit e regjistruar jashtë vendit.
Përpunimi dhe paketimi i materialeve zgjedhore po realizohet në Parkun Olimpik në Tiranë, ku administrata e KQZ-së është organizuar në grupe pune që po ndjekin me përpikmëri çdo hap të procesit.
Fillimisht bëhet verifikimi i fletëve të votimit, dhe më pas ato vulosen nga KQZ-ja për t’u dhënë fuqinë juridike. Më pas, çdo fletë vendoset në një zarf të posaçëm, së bashku me materialet shoqëruese, dhe dorëzohet te kompania postare që do ta dërgojë në adresën e qytetarëve të regjistruar.
Zarfeve u është kushtuar rëndësi maksimale në aspektin e sigurisë dhe korrektësisë, ndërsa shpërndarja po bëhet në përputhje me qarqet zgjedhore, sipas regjistrimit të votuesve nga diaspora.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mundësuar ndjekjen live të të gjithë procesit të përgatitjes dhe paketimit të fletëve të votimit përmes kanalit zyrtar të KQZ-së në Facebook, duke rritur transparencën dhe besueshmërinë e këtij procesi historik.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së diasporës në jetën demokratike të vendit, duke u dhënë mundësi mijëra qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese të votës.
E-Diaspora
-
KQZ nis fushatën e informimit të diasporës mbi procesin zgjedhor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) u ka bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës që jetojnë...
-
Udhëtarë nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri pas defektit të autobusit, kompania nuk reagon
-
Piloti kosovar në qiellin ndërkombëtar, Lirik Qerimi licensohet për Boeing 737
-
Afro dy ore pritje në dalje të pikës Merdarë dhe Dheu i Bardhë
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje
Jeta në Zvicër
-
Oficerët e doganës gjetën 10 kilogramë kokainë në aeroportin e Cyrihut Fundjavën e kaluar, një grua 42-vjeçare braziliane u përpoq të kontrabandonte rreth 10 kilogramë kokainë në...
-
Spitalet zvicerane u përballen me humbje prej 750 milionë CHF në vitin 2024
-
Zvicra po shqyrton porosi të reja armësh nga SHBA për të ulur tarifat tregtare
-
Shpresa dhe sfida një vit pas stuhisë shkatërruese në Brienz
-
Fshati zviceran ku një në dhjetë persona janë të përfshirë në politikë