Futboll
Shaqiri në ekipin e javës në Zvicër
Ylli shqiptar është rikthyer në top formë në Superligën zvicerane
Xherdan Shaqiri po kalon në një formë të jashtëzakonshme në Superligën zvicerane.
Ai ka realizuar 13 gola dhe ka dhënë 14 asistime, duke qenë njëri nga lojtarët më të mirë të kampionatit, njofton albinfo.ch.
Xherdani shënoi dy gola për Baselin në derbin ndaj Zurichut, në fitoren 0:4 të skuadrës së tij.
Ai është përfshirë në ekipin e javës, duke marrë notën 8.8.
Edhe futbollisti tjetër nga Kosova, Donat Rrudhani, ka gjetur veten në formacionin e javës.
Rrudhani ishte i pandalshëm për Luzernin, që fitoi 5:0 ndaj Young Boys Bern.
Në këtë sfidë, Rrudhani ishte më i miri në fushë, duke shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër. Ai u vlerësua me notën 7.9.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme












