Lajme
Britania tenton të deportojë një shqiptar të dënuar për trafik droge, por pa sukses
Autoritetet britanike po përpiqen të deportojnë për herë të tretë një shtetas shqiptar
Mësohet se autoritetet britanike po përpiqen të deportojnë për herë të tretë një shtetas shqiptar, Ronaldo Zani, i cili është dënuar disa herë për trafik droge dhe ka hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar pas dy dëbimeve të mëparshme, shkruan “The Telegraph”, përcjell albinfo.ch.
26 vjeçari u deportua për herë të parë në vitin 2019 pasi u kap duke shitur kokainë. Vetëm disa muaj më pas, u kthye sërish në Britani dhe klientëve të tij u tha: “Jam kthyer në punë”.
Policia më vonë e arrestoi me 24 gram kokainë, mbi 4 mijë funte para të gatshme, telefona, pajisje për peshim dhe një kartë identiteti të rreme greke. Ai deklaroi se po merrej me shpërndarje droge për të shlyer një borxh prej 15 mijë franga ndaj një bande që e kishte ndihmuar të hynte ilegalisht në vend.
Zani u burgos dhe më pas u deportua për herë të dytë në maj të vitit 2021.
Por më 13 shkurt të këtij viti, ai u pikas sërish nga një oficer policie teksa ngiste një Mercedes në Bournemouth. Gjatë kontrollit, policia gjeti rreth 1,935 mijë funte para të gatshme dhe 24.75 gram kokainë me një vlerë të mundshme deri në 2500 funte.
Në deklaratën para autoriteteve, Zani ka thënë se kishte hyrë ilegalisht në Britani “disa muaj më parë” duke u fshehur në një kamion. Fillimisht kishte punuar në ndërtim, por për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme, ishte kthyer sërish në shpërndarës të drogës.
Megjithatë, gjykatësi i çështjes deklaroi se “nuk kishte asnjë simpati” për të, pasi Zani ishte plotësisht i vetëdijshëm për pasojat e rikthimit të tij ilegal dhe përfshirjes së përsëritur në krim. Ai tashmë përballet me dëbim të tretë nga territori britanik.
E-Diaspora
-
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali Hyn në fuqi marrëveshja për eliminimin e tatimit të dyfishtë... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e pafuqishme ndaj shkeljeve të shpejtësisë nga vozitësit në tranzit Shkeljet e shpejtësisë në autostradat zvicerane dhe kufijtë e ligjit... -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Lozana kompenson bizneset e goditura nga punimet publike









