Lajme
Austri: Grupi i profesionistëve kërkojnë zgjerim të rregullores për punën e rëndë
Pas vendimit të koalicionit për të përfshirë infermierët në rregulloren e “punës së rëndë” në Austri, thirrjet për zgjerimin e kësaj mase janë shtuar ndjeshëm. Kryqi i Kuq dhe Shoqata Mjekësore kërkojnë që qeveria të mos ndalet vetëm te infermierët, por të përfshijë edhe grupe të tjera profesionale që kryejnë punë fizikisht dhe psikologjikisht të lodhshme, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Ministrja e Çështjeve Sociale, Korinna Schumann (SPÖ), e cilësoi këtë hap si një “shenjë respekti” për infermierët dhe një “arritje të madhe”, duke theksuar rëndësinë e njohjes së stresit fizik dhe emocional në këtë profesion. Megjithatë, sipas Shoqatës Mjekësore, dallimi ndërmjet mjekëve të spitaleve dhe infermierëve në klasifikimin e punës së rëndë është i padrejtë dhe i paarsyeshëm. “Njëri nuk mund të punojë pa tjetrin,” tha përfaqësuesi i Shoqatës, Harald Mayer, në një intervistë për programin Ö1 të premten.
Një kërkesë të ngjashme ka paraqitur edhe Kryqi i Kuq. Presidenti Gerald Schöpfer theksoi se stresi fizik dhe psikologjik në shërbimin e shpëtimit është shpesh i nënvlerësuar, dhe e mbështeti këtë thirrje me një peticion që tashmë ka mbledhur pothuajse 9 000 nënshkrime, transmeton albinfo.ch.
Sindikata e Punonjësve Privatë (GPA) gjithashtu kërkon zgjerim të mëtejshëm. Kryetarja Barbara Teiber apeloi që rregullorja të përfshijë edhe punonjësit që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara, si dhe ata që punojnë në shërbimet mobile të kujdesit dhe mirëqenies së fëmijëve e të rinjve.
Ministria e Çështjeve Sociale deklaroi se është e vetëdijshme për vështirësitë që përballojnë shumë grupe profesionale dhe premtoi shqyrtimin e gjithë Rregullores së Punës së Rëndë. Megjithatë, rregullorja e re pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2026.
Ndërkohë, zëdhënësi i të Gjelbërve për çështjet e shëndetësisë, Ralph Schallmeiner, kërkoi që rregulloret të bëhen realisht të arritshme dhe të përmirësohen kushtet e përditshme të punës për stafin shëndetësor. Ai paralajmëroi se shumë profesionistë po largohen nga sektori për shkak të ngarkesës së madhe fizike dhe kushteve jo të favorshme të punës, transmeton albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Austri njofton për pushimet gjatë festave zyrtare në prill 2026 Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Shërbimi Konsullor bëjnë me dije se gjatë muajit... -
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
12,000 franga gjoba për parkim në St. Gallen në vetëm 20 ditë Në St. Gallen, vendet e reja për motoçikleta në qendër të qytetit ngjajnë me vendet për... -
Bllokime trafiku në Gotthard gjatë Pashkëve: Çfarë pritet dhe si të përgatiteni -
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029












