Lajme
Zvicër: Vizat e Arta nxisin debat politik dhe etik
Ndërsa tensionet ndërkombëtare dhe shtimi i regjimeve tatimore po shkaktojnë një migrim të paparë të milionerëve në mbarë botën, Zvicra po pozicionohet si një nga destinacionet më tërheqëse për elitat globale. Por mënyrat e ndjekura për të joshur këtë kategori po nxisin përplasje të forta brenda vendit, shkruan Swssinfo.ch, transmeton albinfo.ch.
Në qendër të debatit qëndron “Viza e Artë” zvicerane, një skemë që ofron të drejtën e qëndrimit për individët shumë të pasur nga jashtë BE-së, nëse ata janë të gatshëm të paguajnë shuma të mëdha nga 250,000 CHF në kantone si Obwalden, deri në 1 milion CHF në Zurich. Aktualisht, 496 persona gëzojnë këtë status, një rritje prej rreth 20% nga viti 2022.
Partitë e majta, si Partia e Gjelbër, janë në ofensivë kundër kësaj praktike. Deputeti Balthasar Glättli ngriti shqetësime serioze për barazinë ligjore dhe integritetin etik të sistemit: “Të pasurit po marrin një trajtim të privilegjuar që bie ndesh me frymën e ligjit për migracionin. Shumë nga këta individë janë oligarkë që vijnë nga regjime autoritare.”
Në kontrast, Partia Popullore Zvicerane, zakonisht kundër imigracionit masiv, mbështet këtë model si një formë të “imigracionit të dobishëm”, që sjell përfitime direkte për ekonominë, transmeton albinfo.ch.
Viza e Artë nuk është mënyra e vetme për të hyrë në Zvicër përmes pasurisë: kantonet shpesh lidhin marrëveshje të veçanta tatimore me individë të pasur, për sa kohë që ata nuk gjenerojnë të ardhura brenda Zvicrës.
Kjo i jep Zvicrës një avantazh në garën globale për kapitalin e lëvizshëm. Sipas raportit të “Henley & Partners”, rreth 128,000 milionerë ndryshuan vendbanim në vitin 2024, me më shumë se 10,000 vetëm nga Britania, ku ndryshimet fiskale dhe rënia e privatësisë po i largojnë banorët e huaj.
Por Zvicra nuk është e vetmja. Vende si Portugalia, Greqia, dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ofrojnë skema të ngjashme. Megjithatë, presioni ndërkombëtar po rritet: BE-ja dhe OECD paralajmërojnë se këto skema mund të lehtësojnë pastrimin e parave dhe minojnë besimin ndërkombëtar. Gjykata Evropiane e Drejtësisë së fundmi shpalli të paligjshme skemën e vizave të Maltës, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme Një anketë e kryer nga Zyra Federale e Statistikave (BFS) e realizur për vitin 2023/2024 zbulon... -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë -
Besimi i konsumatorëve zviceranë rritet, por mbetet i dobët











