Lajme
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta
Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb dhe Booking.com me rregulla të reja, gjoba më të larta dhe kontrolle më të shpeshta. Autoritetet synojnë të frenojnë rritjen e pakontrolluar të qirave të përkohshme, të cilat sipas tyre po kontribuojnë në mungesën e strehimit dhe rritjen e qirave në qytet, shkruan The Local, , transmeton albinfo.ch.
Një ndryshim i Kodit të Ndërtimit që hyri në fuqi në korrik 2024 vendos kufizime të qarta për dhënien me qira të banesave: banorët mund t’i japin me qira pronat e tyre për maksimumi 90 ditë në vit pa leje të veçantë, ndërsa leja përjashtuese është e detyrueshme për çdo afat më të gjatë. Për më tepër, ndalohet shndërrimi i të gjithë ndërtesave banimi në struktura të ngjashme me hotele pa autorizim, transmeton albinfo.ch.
Qyteti ka krijuar një Grup Kontrolli të posaçëm me nëntë inspektorë që tashmë ka ndërmarrë veprime të dukshme: janë zbuluar dy hotele të paligjshme brenda ndërtesave rezidenciale dhe janë dorëzuar mbi 160 kallëzime penale vetëm deri në mars të këtij viti. Autoriteti i banesave publike Wiener Wohnen ka përjashtuar nga e drejta për banim 70 persona që kishin dhënë me qira apartamentet e subvencionuara përmes Airbnb.
Por jo të gjithë janë dakord me qasjen e qytetit. Pritësit thonë se rregulloret ndryshojnë shpesh dhe pa paralajmërim, duke e bërë procesin e pajtueshmërisë të pasigurt dhe burokratik. Sipas tyre, kërkesat për pëlqimin e të gjithë bashkëpronarëve apo riklasifikimin e pronës si komerciale kanë ndryshuar në mes të aplikimeve, duke e bërë legalizimin e qirave thuajse të pamundur.
“Është sikur duan ta ndalojnë plotësisht Airbnb-në, jo vetëm ta rregullojnë,” tha një pritës për gazetën Der Standard.
Ndërkohë, politikanët lokalë, përfshirë ata të Partisë së Gjelbër dhe ÖVP-së, vazhdojnë të shtyjnë për kufizime më të mëdha, duke paralajmëruar se Vjena nuk duhet të ndjekë shembullin e qyteteve si Venecia, të mbingarkuara nga turizmi, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta












