Lajme
Friburg: Këshilli i Shtetit kundër pagës minimale prej 23 frangash në orë
Këshilli i Shtetit i kantonit të Friburgut ka hedhur poshtë iniciativën për vendosjen e një page minimale prej 23 CHF në orë, duke argumentuar se një masë e tillë do të dëmtonte partneritetin social dhe do ta vështirësonte integrimin në tregun e punës për grupet më të ndjeshme, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch.
Iniciativa, e paraqitur në vitin 2023, synon të përfshijë pagën minimale në Aktin për Punësimin dhe Tregun e Punës, me qëllim që të zbatohet për të gjithë punonjësit në kanton, me përjashtim të praktikantëve dhe të miturve.
Në deklaratën e publikuar të premten, autoritetet kantonale pranuan se pagat e ulëta janë një problem real, por paralajmëruan për pasojat që mund të sjellë vendosja e një page minimale të detyrueshme. Sipas tyre, kjo masë do të mund të pengojë hyrjen në botën e punës për të rinjtë dhe ata me nivel më të ulët arsimimi, si dhe do të dobësonte marrëdhëniet mes punëdhënësve dhe sindikatave, transmeton albinfo.ch.
“Kjo iniciativë e dobëson partneritetin social, sepse i jep përparësi një page minimale statutore mbi marrëveshjet kolektive të punës (GAV), të cilat janë shtylla e negociatave të suksesshme për pagat në kanton,” thuhet në deklaratë.
Këshilli i Shtetit thekson se sistemi aktual, i bazuar në marrëveshjet kolektive dhe negociatat ndërmjet palëve sociale, është më efektiv për ruajtjen e një tregu pune konkurrues dhe një niveli të lartë punësimi.
Për këtë arsye, autoritetet kantonale propozojnë që Këshilli i Madh ta refuzojë iniciativën pa i ofruar një kundërpropozim, duke theksuar nevojën për të ruajtur fleksibilitetin dhe ekuilibrin në tregun e punës të Friburgut, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41











