Lajme
Ndërprerje e trenave në Zvicrën Lindore
Shërbimi hekurudhor në stacionin St. Fiden, në veri të qytetit të St. Gallen, është pezulluar dhe pritet të mbetet i ndërprerë deri në orët e para të së martës. Sipas portalit të ndërprerjeve të SBB-së (Hekurudhat Federale Zvicerane), kjo ndalesë e papritur vjen si pasojë e një “ngjarjeje të jashtme”, pa dhënë më shumë detaje mbi natyrën e incidentit, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
Si rrjedhojë, udhëtarët janë të detyruar të përdorin autobusë zëvendësues, ndërsa linjat hekurudhore midis St. Gallen dhe Goldach/Rorschach, si dhe St. Gallen dhe Wittenbach/Romanshorn, janë ndërprerë. Ndikimi është i gjerë, duke përfshirë linjat EC, IC5, IR13, RE1, S1, S2, S4, S5 dhe S82.
Aktualisht, autobusët zëvendësues po operojnë në këto itinerare:
-
St. Gallen – Rorschach (pa ndalesa)
-
St. Gallen – St. Gallen Fiden – Wittenbach
-
St. Gallen – St. Gallen Fiden – Mörschwil – Goldach
Megjithatë, SBB paralajmëron se sigurimi i mjeteve zëvendësuese po has vështirësi për shkak të kërkesës së lartë, çka ka çuar në mbingarkesë të atyre që janë në përdorim, transmeton albinfo.ch.
Qytetetarët thanë se treni S1 nga Romanshorn ishte anuluar në Wittenbach. “Na u desh të merrnim autobusin dhe tani do të humbas trenin tim Eurocity në Cyrih,” tha ai, duke shtuar se tani duhet të kërkojë një lidhje alternative për të arritur në Milano.
SBB u rekomandon udhëtarëve që, nëse është e mundur, të shtyjnë udhëtimin e tyre për një kohë tjetër për të shmangur pritjet dhe vonesat.
Udhëtarët këshillohen të kontrollojnë aplikacionin zyrtar të SBB-së ose faqen e internetit për përditësime në kohë reale lidhur me zhvillimet dhe ndryshimet në oraret, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41












