Lajme
Studim: 44% e zviceranëve të gatshëm të angazhohen politikisht
Më shumë se katër në dhjetë qytetarë zviceranë do të ishin të gatshëm të kandidonin për poste politike nëse do t’u ofrohej një mundësi e tillë, sipas një studimi të ri të Universitetit të Bazelit. Hulumtimi, i bazuar në anketën kombëtare “Si po shkon Zvicra?” të kryer nga SSR, tregon se 44% e popullsisë e ka konsideruar tashmë idenë për të mbajtur një post politik dhe 42% do ta merrnin parasysh në mënyrë të drejtpërdrejtë, nëse do të ftoheshin, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Studiuesit e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Bazelit e interpretojnë këtë si një nivel të lartë të “angazhimit politik latent”, një motivim i brendshëm për të marrë përgjegjësi politike, edhe nëse nuk përkthehet domosdoshmërisht në kandidatura konkrete.
Sipas profesorit Alois Stutzer, i cili drejtoi studimin, të rinjtë përfaqësojnë një potencial të madh të pashfrytëzuar. Ata janë më të hapur ndaj angazhimit politik, veçanërisht nëse u kërkohet të marrin pjesë. Megjithatë, ata përfaqësohen më pak në listat zgjedhore.
Paradoksalisht, ndërsa zgjedhjet federale të tetorit 2023 regjistruan një numër rekord kandidatësh rreth 6,000 persona për Këshillin Kombëtar në nivel lokal sfidat mbeten. Në Gjenevë, për shembull, gati gjysma e komunave kanë vështirësi të gjejnë kandidatë për pozicione ekzekutive, pavarësisht përpjekjeve për bashkime komunale, transmeton albinfo.ch.
Studimi thekson një ndarje të qartë gjinore: gratë janë dukshëm më pak të prira të kandidojnë, edhe kur u ofrohet një mundësi. Sipas profesor Stutzer, kjo mund të jetë pasojë e përfshirjes së vonshme të grave në procesin demokratik në Zvicër, e drejta për të votuar iu dha vetëm në vitin 1971. Për më tepër, si në Zvicër ashtu edhe në vende të tjera, gratë shpesh vlerësojnë më pak aftësitë e tyre politike në krahasim me burrat, çka ndikon negativisht në gatishmërinë e tyre për të kandiduar.
Sipas studimit, individët që kanë një lidhje të fortë me komunitetin e tyre përmes investimeve ekonomike (si blerja e një shtëpie) apo angazhimit shoqëror (si pjesëmarrja në shoqata) janë më të prirë të përfshihen në politikë. Kjo shpjegon pse në qytetet e vogla, ku ndjenja e komunitetit është më e theksuar, ekziston një hapje më e madhe ndaj angazhimit politik, transmeton albinfo.ch.
Gatishmëria për t’u angazhuar politikisht ndryshon ndjeshëm edhe nga rajoni në rajon. Në Zvicrën frëngjishtfolëse, kjo prirje është më e ulët se në pjesën gjermanishtfolëse apo në Ticino. Megjithatë, autorët vërejnë se brenda vetë Zvicrës gjermanishtfolëse ka dallime të mëdha ndërmjet kantoneve. Ticino, ndërkohë, shfaq një nivel relativisht të lartë të angazhimit politik latent, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide Një studim i ri ndërkombëtar sugjeron që i gjithë ekosistemit të tokës duhet t'i kushtohet më... -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41













