Lajme
Swiss forcon masat e sigurisë në kabinën e pilotit
Linja ajrore zvicerane Swiss ka zbatuar një rregull të ri sigurie për të parandaluar qasjen e paautorizuar në kabinën e pilotit gjatë fluturimeve. Që nga fillimi i majit, është bërë e detyrueshme që dy anëtarë të ekuipazhit të jenë të pranishëm sa herë që njëri nga pilotët hyn ose del nga kabina, shkruan 20minuten, transmeton albinfo.ch.
“Ndërsa një anëtar i ekuipazhit hap derën dhe futet në kabinën e pilotit, një tjetër monitoron në mënyrë aktive zonën e pasagjerëve për të siguruar që askush të mos i afrohet pa leje,” konfirmoi një zëdhënës i Swiss për gazetën SonntagsBlick.
Kompania argumenton se masa është vendosur pas përkeqësimit të situatës globale të sigurisë. Sakaq, në Shtetet e Bashkuara, autoritetet po shkojnë edhe më tej, duke kërkuar që të gjithë avionët e rinj të jenë të pajisur me një barrierë të dytë të përhershme përpara kabinës së pilotit. Swiss pret që ky standard të zgjerohet edhe për linjat ajrore ndërkombëtare që fluturojnë drejt SHBA-së.
Masat e sigurisë nuk kufizohen vetëm jashtë kabinës. Vëmendje po i kushtohet gjithashtu edhe sigurisë brenda saj. Një incident i ndodhur në shkurt të vitit të kaluar gjatë një fluturimi të Lufthansa-s nga Frankfurti në Sevilje ka ngritur shqetësime të reja. Gjatë fluturimit, bashkëpiloti pësoi një krizë epileptike, ndërsa kapiteni ndodhej jashtë kabinës. Vetëm falë kodit të emergjencës, kapiteni arriti të hynte sërish në kabinë dhe të merrte kontrollin e avionit, transmeton albinfo.ch.
Në raportin përfundimtar të publikuar në maj, Autoriteti Spanjoll i Hetimit të Aksidenteve Ajrore (CIAIAC) rekomandon që një person i tretë i autorizuar të jetë gjithmonë i pranishëm në kabinën e pilotit kur një nga dy pilotët largohet. Sipas CIAIAC, prania e një personi tjetër do të kishte mundësuar reagim më të shpejtë ndaj gjendjes mjekësore të bashkëpilotit dhe hyrje më të shpejtë të kapitenit në kabinë.
Me këto zhvillime, kompanitë ajrore si Swiss po përpiqen të gjejnë ekuilibrin mes rregullave të sigurisë dhe procedurave operacionale, në mënyrë që të rrisin mbrojtjen e ekuipazhit dhe pasagjerëve pa komprometuar funksionalitetin e fluturimit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar Një grup burrash janë ndaluar përkohësisht, pasi roli i tyre është aktualisht i paqartë, njoftoi të... -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë












