Lajme
Katër nga dhjetë zviceranë udhëtojnë pa biletë në transportin publik
Megjithëse Zvicra është shpesh cilësuar si një nga vendet më të ndershme në botë, një studim i ri tregon një realitet më kompleks, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas një sondazhi të realizuar nga platforma e konsumatorëve Moneyland, një numër i konsiderueshëm zviceranësh kanë kryer forma të ndryshme të “vjedhjes së vogël”. Më e përhapura është përdorimi i transportit publik pa një biletë të vlefshme. 40 për qind e të anketuarve pranuan se e kanë bërë këtë me vetëdije të paktën një herë, ndërsa 27 për qind e kanë bërë dy herë ose më shumë.
Vendi i dytë në listën e shkeljeve e zë vjedhja në vendin e punës, si marrja e sendeve apo përdorimi i pajisjeve për qëllime personale, me 29 për qind të të anketuarve që e kanë pranuar një veprim të tillë.
Ndërkohë, 25 për qind e pjesëmarrësve në sondazh thanë se kishin dalë nga një supermarket pa paguar për të paktën një artikull.
Ky studim ngre pyetje mbi perceptimin dhe realitetin e ndershmërisë në Zvicër, duke sugjeruar se, ndonëse imazhi i jashtëm i vendit është i pastër, sjellja e përditshme e qytetarëve shpesh tregon ndryshe, transmeton albinfo.ch.
.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite










