CH-Ballkani
Përjashtohen nga asistenca emigrantët
"Asistencë sociale" vetëm për italianët dhe shtetasit e BE-së në krahinën e Lombardisë në Itali
Rrezikon të kthehet në diskriminimin e radhës “asistenca sociale” (Reddito di cittadinanza), me të cilën krahina e Lombardisë në Itali dëshiron të ndihmojë personat në nevojë, por jo edhe emigrantët.
Plani është ende jopërfundimtar, parashikon një kontribut ekonomik, që lidhet me angazhimin nga të interesuarit për të ndjekur kurse profesionale dhe detyrimin për të mos refuzuar ndonjë ofertë të mundshme pune.
Për ta financuar do të vihen në dispozicion rreth 1 miliard euro që do të mundësojnë, sipas përllogaritjeve të para, t’u jepen qytetarëve në nevojë një çek prej rreth 700 eurosh në muaj për një vit rresht.
Roberto Maroni, presidenti i Lombardisë, ka vendosur disa kufizime.
“Duhet vendosur kujt t’ia japim këtë asistencë dhe do t’ua japim qytetarëve, italianë dhe evropianë, jo atyre qytetarëve që nuk janë reizidentë”.
Disa kritere lënë jashtë pjesën më të madhe të emigrantëve.
Siç raporton shqiptariitalisë, për të njëjtat kushte ekonomike një qytetar shqiptar që jeton në Milano, për shembull, nuk mund të përfitojë asistencën e qytetarisë, ndërsa një italian (apo një rumun, me të paktën pesë vjet rezidencë në krahinë) – po.
Të varfërit nuk janë të gjithë njësoj?
Është një vendim diskriminues, sepse bazohet në prejardhjen, për rrjedhojë shkel ligjin, pohojnë nga Shoqata për studimet juridike mbi emigracionin, ASGI dhe shoqata ONLUS “Avokatë për asgjë”, APN.
“Kufizimet që kanë të bëjnë me të huajt jo vetëm se janë të padrejta e të palogjikshme, por nuk mund të kalojnë provën e gjykatës”, sinjalizojnë dy shoqatat.
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C













