Bota
Më shumë fonde për integrimin e azilkërkuesve në tregun e punës
Numri i azilkërkuesve po rritet në Gjermani, ndërsa punëdhënësit kërkojnë qasje më të lehtë të refugjatëve në tregun gjerman të punës. Por, mjetet nuk janë të mjaftueshme nga perspektiva e ministrit Federal të Punës, Andrea Nahles.
Numrat në rritje të refugjatëve dhe kërkesa e madhe e punës ka nxitur ministrin e Punës, Andrea Nahles (SPD), për një program të fortë federal për integrimin në tregun e punës.
“Kjo ka të bëjë me kushtet financiare e njerëzore dhe qendrat e punës duhet të jenë në gjendje të sjellin refugjatë për të punuar”, tha të dielën Nahles.
Vetëm në profesionet teknike, IT, shkencat e matematikës, sipas një studimi të prezantuar pak ditë më parë, mungojnë më shumë se 137 000 punëtorë.
Prandaj, punëdhënësit janë duke kërkuar mundësitë e trajnimit të refugjatëve në Gjermani.
Nahles ka thënë se Gjermania ka nevojë për një program të pavarur federal. Më shumë para janë të nevojshme për kurset profesionale të gjuhës dhe integrimin në punë.
“Numri i refugjatëve është në rritje dhe shumë njerëz do të mbeten përgjithmonë në Gjermani për shkak të situatës në vendet e tyre të origjinës”, tha Nahles.
“Kur ne investojmë në fillim për refugjatët, do të shmangen shpenzimet e përhershme sociale dhe do t’u mundësojmë atyre një jetë të pavarur”.
Ministrja gjermane kujtoi ndër të tjera faktin se periudha e pritjes për qasje në tregun e punës së refugjatëve ka qenë e reduktuar në tre muaj.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 Zjarri në Crans-Montana ka marrë një tjetër viktimë. Një zviceran 18-vjeçar vdiq në spital në Cyrih... -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv? -
Aldi tani do të mbyllë dyqanin kryesor










