Lajme
Spar Zvicër në shitje: Një kapitull i ri për rrjetin e njohur të supermarketeve
Grupi i Afrikës së Jugut, Spar, po përgatitet të shesë filialin e tij në Zvicër, Spar Switzerland, që operon me mbi 360 dyqane në të gjithë vendin. Kjo është konfirmuar nga kompania Spar Handels AG për agjencinë e lajmeve AWP, e cila po kërkon një pronar të ri që do të mbështesë strategjinë e rritjes së biznesit në Zvicër, duke garantuar gjithashtu vazhdimësinë për punonjësit, furnizuesit dhe klientët.
Spar Switzerland është prezente me markat Spar, Eurospar, Spar Express, Maxi dhe Top CC, dhe aktualisht punëson rreth 1600 veta. Në prill të këtij viti, kompania bleu edhe 14 degë nga grupi Schnellmann, duke zgjeruar kështu rrjetin e saj.
Drejtori i Spar Zvicër, Gary Alberts, deklaroi se negociatat me blerës potencialë janë në vazhdim e sipër dhe preferohet që pronari i ri të ketë interes dhe lidhje lokale në Zvicër. Megjithatë, ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare, dhe nuk dihet saktësisht koha kur do të përfundojnë bisedimet.
Shitjet dhe fitimet e Spar Switzerland kanë pësuar një rënie në muajt dhe vitet e fundit, duke bërë që kompania amë në Afrikën e Jugut të rishikojë strategjinë e saj për këtë treg. Analistët vënë në dukje se rritja e biznesit u shënua kryesisht gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit, transmeton albinfo.ch.
Në procesin e shitjes, marka Spar do të mbetet në tregun zviceran, ndërsa kompanitë Migros dhe Coop nuk janë ndër blerësit e interesuar.
Ky zhvillim hap një kapitull të ri për tregun e shitjes me pakicë në Zvicër dhe mbetet për t’u parë se cili aktor do të marrë në dorë menaxhimin e kësaj rrjeti të madh dyqanesh në vend.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven Ajo shënoi golin e saj të 13-të të sezonit në minutën e 3-të për ta bërë... -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore












