Lajme
Testi i ri i gjakut që zbulon kancerin vite përpara simptomave
Një zbulim premtues nga shkencëtarët amerikanë mund të revolucionarizojë mënyrën si diagnostikohet kanceri. Studiues nga Universiteti Johns Hopkins kanë zhvilluar një test gjaku që identifikon shenja të kancerit deri në tre vjet para se të shfaqen simptomat e para.
Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore Cancer Discovery, ky test i njohur si MCED (Multicancer Early Detection), mund të zbulojë mutacione të ADN-së që lidhen me tumoret, duke ofruar mundësi për ndërhyrje të hershme dhe më efektive.
Testi u aplikua mbi mostra të mbledhura nga një studim i mëparshëm i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA. Nga 52 pjesëmarrësit, 26 u diagnostikuan me kancer brenda 6 muajve pas dhurimit të gjakut. Tetë prej tyre rezultuan pozitivë në testin MCED dhe shumica prej tyre u diagnostikuan me sëmundjen brenda katër muajsh.
Edhe më befasues ishte fakti që te disa prej këtyre individëve, mutacionet kancerogjene ishin të pranishme në mostrat e gjakut që ishin marrë më shumë se tre vjet përpara diagnostikimit.
“Zbulimi i hershëm ofron shanse më të mëdha për shërim,” theksoi Yuxuan Wang, bashkautor i studimit, ndërsa kolegu i tij Nicolas Papadopoulos shtoi: “Ky test mund të bëhet një mjet i rregullt për kontrollin vjetor të shëndetit.”
Studiuesit shpresojnë që, pas testimeve më të gjera, kjo metodë të kthehet në standard për diagnostikimin e hershëm të kancerit dhe të ndihmojë në reduktimin e rasteve fatale.
E-Diaspora
-
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë Mjekë specialistë nga vendi që jetojnë dhe punojnë në Evropë pritet të përfshihen në trajtimin e... -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library
Jeta në Zvicër
-
Qeveria zvicerane vlerëson sistemet alternative të mbrojtjes ajrore Qeveria zvicerane po ndjek blerjen e një sistemi shtesë të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë... -
Lajmet që morën më shumë vëmendje këtë javë -
SMS Blaster, një mjet i ri mashtrimi aq i thjeshtë sa edhe efektiv, po përhapet në Zvicër -
Farmacitë në Bazel në veprim kundër dhunës në familje -
Pabarazitë në rritje në Zvicër














