Jeta në Zvicër
15 mijë nxënës, në kërkim të një zanati
Në Zvicër më shumë figurojnë vende të lira për të kryer zanatin sesa ka nxënës të interesuar që përfundojnë shkollimin.
Gjendja në tregun zviceran të zanateve (kualifikimin profesional) nuk ka ndryshuar gjatë vitit të kaluar. Ashtu si në vitin e kaluar, statistikat flasin se ka më shumë vende të lira të zanateve sesa ka të interesuar.
Këto të dhëna i ka bërë publike të martën Sekretariatit Shtetëror për Arsim, Hulumtim dhe Inovacion (SBFI).
Një anketë e realizuar tregon se 71.500 të rinj janë të interesuar për një zanat, ndërsa vitin e kaluar 73 mijë.
Kompanitë e anketuara raportuan vitin e kaluar se mund të ofrojnë një ofertë prej rreth 80 mijë vendeve për të kryet zanat.
Rreth 15 mijë të rinj, të cilët në prill nuk siguruan një zanat, kanë shpresë ngase kompanitë kanë raportuar 22.500 vende të lira zanati.
Por, ofertat shpesh nuk përputhen me kërkesat e të rinjve. Për shembull, për zanat në zyra, shëndetësi dhe shërbime sociale, si dhe për shkencat kompjuterike ka më shumë të interesuar sesa ka vende të lira zanati. Në anën tjetër, më shumë ka vende të lira se sa kërkesa në ndërtimtari, në shërbime, bujqësi, në prodhim dhe në sektorin e shitjes.
Barometri i vendeve të lira për zanat matet dy herë në vit, në prill dhe në gusht. Për realizimin e këtij raporti janë anketuar 2834 të rinj të moshës midis 14 dhe 20 vjeçe.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













