Kosova
Zvicra dhe Kosova forcojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes
Zvicra dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri
Këshilltari Federal Martin Pfister u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, Këshilltari Federal Zviceran Martin Pfister, Kryetar i Departamentit Federal të Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit, u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci. Të dy ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi tema me interes të përbashkët, duke përfshirë zhvillimet aktuale në Kosovë dhe situatën e politikave të sigurisë në Ballkanin Perëndimor.
Ky takim u zhvillua pas vizitës së Këshilltarit Federal Pfister të hënën tek personeli zviceran i shërbimit të stacionuar si pjesë e SWISSCOY në Mitrovicë dhe Novo Sellë.
“Sot kisha kënaqësinë të pres në takim Kancelarin Federal, Ministrin e Mbrojtjes, Mbrojtjes Civile dhe Sportit të Zvicrës, Martin Pfister. Ekzistojnë lidhje të natyrshme mes Kosovës dhe Zvicrës falë diasporës sonë, e cila ka një ndikim të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tona dhe në zhvillimin e vendit, ndaj bashkëpunimi bilateral ndërmjet shteteve tona është i pashmangshëm.
Me ministrin Pfister diskutuam për bashkëpunimin në fushën e trajnimeve dhe edukimit të ushtarakëve, një hap shumë i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes. E njoftova gjithashtu mbi zhvillimet e rëndësishme që Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka arritur gjatë viteve. Theksova edhe domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe NATO, për të garantuar stabilitetin e vendit tonë dhe të gjithë Ballkanit Perëndimor. Të dy u dakorduam që të thellojmë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët. Faleminderit Zvicrës për mbështetje dhe besim. Së bashku po ecim drejt një të ardhme më të sigurt”, është shprehur ministri Maqedonci.
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat Qendrat e të dhënave po zgjerohen me shpejtësi në Zvicër, duke u bërë gjithnjë e më... -
Rritja e çmimit të karburantit detyron linjat ajrore të shtrenjtojnë fluturimet dhe të reduktojnë shërbimet -
Reforma evropiane për punëtorët ndërkufitarë të papunë mund t’i kushtojë miliona Zvicrës -
Lufta në Iran rrezikon furnizimin me energji elektrike në Zvicër dimrin e ardhshëm -
A janë diplomatët mbi ligjin zviceran?












