albinfo.ch
Sport
Hadergjonaj shpallet më i miri në klubin “Young Boys”
Nga gjithsejtë 3970 votues, 1916 apo 49 për qind të lexueseve kanë votuar për 20 vjeçarin shqiptar.
Ka përfunduar sot në mëngjes sondazhi i gazetës zvicerane “Bernerzeitung.ch” ku lëxuesit për disa ditë votuan për lojtarin më të mirë të klubit “Young Boys”. Sipas rezultateve, Flornet Hadergjonaj zgjidhet futbollisti më i mirë i ekipit të kryeqytetit zviceran për sezonin 2014/2015.
Nga gjithsejtë 3970 votues, 1916 apo 49 për qind të lexueseve kanë votuar për 20 vjeçarin shqiptar.
Mbrojtësi Hadergjonaj është ndier shumë i lumtur për këtë rezultat. “Kjo për mua është një konfirmim që unë kam zhvilluar një sezon shumë të mirë dhe të fortë”, ka thënë ai për gazetën “bernerzeitung.ch”, raporton “albinfo.ch”.
Florenti ka deklaruar se në fillim të sezonit nuk e ka pritur se do ta këtë sukses dhe do të jetë një nga lojtarët më vendimtar të klubit.
Ekipi “Young Boys” përfundoi këtë sezon në vendin e dytë në tabele të ligës zvicerane.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















