CH-Ballkani
Zvicra apelon për më shumë konsensus mes politikës shqiptare
Elisabeth von Capeller, drejtoreshë e Bashkëpunimit për Evropën Juglindore në Departamentin Fedarel për Çështjet e Jashtme të Zvicrës, e vlerëson situatën aktuale në Shqipëri si shumë të polarizuar.
“Ajo çka kam kuptuar është se këtu te ju ka një polarizim shumë të madh të shoqërisë nga partitë politike. Një lloj situate që vlerësohet bardh e zi. Mendoj se vendi ka një të ardhme dhe kur partitë politike bëhen bashkë dhe duan një të ardhme të përbashkët, atëherë këtë duhet ta bazojnë në konsensus dhe ofrimin e zgjidhjeve, në të kundërtën, çdo element pozitiv i ndërmarrë nga reformat nuk do të ketë efekt”, deklaron Capeller, transmetojnë mediat në Tiranë.
Zyrtarja e lartë zvicerane vlerëson reformat e ndërmarra deri tani, ndërsa thotë se qeveria e saj do të mbështesë Shqipërinë në sfidat që ka përpara.
“Nuk mund të them se e njoh vendin tuaj. Jam këtu prej dy ditësh. Ajo çka më ka bërë përshtypje është fakti se kam parë shumë përpjekje, kam takuar shumë njerëz me energji pozitive. Kjo situatë nuk vërehet në vendet e tjera të rajonit. 10 vjet më parë Shqipëria kishte një performancë të dobët. Por tashmë mendojmë se Shqipëria duhet të ketë një rol prej lideri në rajon. Ky është një moment historik për vendin. Sigurisht ka shumë sfida. Por ky fakt na inkurajon që t’ju mbështesim. Ne e shohim me interes stabilitetin për të ardhmen e vendit”, thotë Capeller për televizionin „Visionplus”.
Shqipëria dhe Zvicra kanë një marrëdhënie partneriteti prej vitit 1992. Edhe pse një donator jo i vogël, por i heshtur, Zvicra ka ofruar 88 milionë franga për katër vjetët në vijim mbështetje për disa sektorë të ekonomisë.
“Për katër vjet kemi parashikuara 88 milionë franga për Shqipërinë. Ne duam të mbështesim procesin e decentralizimit. Duam të ofrojmë ndihmë në sektorin e infrastrukturës, e konkretisht në fushën e energjisë. Kemi një interes specifik në trajnimin profesional. Këtu tek ju ka shumë të rinj të papunë, ndaj ne duam të fokusohemi te trajnimet e tilla”, thotë Capeller.
Zvicra ka në vëmendje gjithë rajonin e Ballkanit me qëllim ofrimin e mbështetjes për të ruajtur demokracinë dhe stabilitetin e këtij rajoni.
“Zvicra është e interesuar për rajonin e Ballkanit, pasi është pranë nesh. Ne kemi marrëdhënie afatgjate me të gjitha vendet e rajonit. Jemi të interesuar t’i mbështesim këto vende që të integrohen në Bashkimin Evropian. Veçanërisht na intereson ruajtja e demokracisë dhe stabiliteti politik i këtyre vendeve”, thotë mes tjerash në këtë intervistë Capeller.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva i përmbahet politikës së përjashtimit nga shkollat Qeveria e Gjenevës po refuzon të heqë dorë nga vendimi i saj për të përjashtuar fëmijët... -
A mund të ndahet Cyrihu në dy kantone? -
Qeveria do të përshtatë rregullat e hyrjes për individë të caktuar që vijnë nga vende të treta -
“Jo një Zvicre 10 milionëshe”, nëse iniciativa do të votohej tani, ajo do të miratohej -
UBS mund të shkurtrojë deri në 10,000 vende pune deri në vitin 2027











