Lajme
Vdes tragjikisht në Itali parashutisti austriak
Një nga figurat më të njohura në botën e sporteve ekstreme
Një nga figurat më të njohura në botën e sporteve ekstreme, austriaku Felix Baumgartner, ka humbur jetën në një aksident tragjik të ndodhur në Porto Sant’Elpidio, Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites në një strukturë turistike përgjatë bregdetit të Fermos, përcjell albinfo.ch.
Baumgartner, 56 vjeç, i njohur globalisht për hedhjet e tij spektakolare nga lartësi ekstreme, dyshohet se ka pësuar një problem shëndetësor gjatë fluturimit, duke humbur kontrollin e mjetit të tij fluturues dhe përfunduar në një pishinë brenda kompleksit turistik. Në momentin e rrëzimit, ai ka goditur edhe një vajzë e cila ndodhej aty pranë, por fatmirësisht ajo nuk është në rrezik për jetën.
Sipas informacioneve paraprake, Baumgartner kishte ndërruar jetë para përplasjes me tokën. Autoritetet italiane po hetojnë shkaqet e sakta të aksidentit, ndërsa pista kryesore mbetet një ndërlikim shëndetësor gjatë fluturimit, megjithatë nuk përjashtohen as probleme teknike apo rrethana të tjera të paparashikuara.
I lindur në Salzburg në vitin 1969, Baumgartner hyri në histori në vitin 2012 me hedhjen nga stratosfera, një arritje që theu tre rekorde botërore dhe mahniti opinionin publik ndërkombëtar. Ai ishte gjithashtu i njohur për hedhjet nga grataçiela, ura dhe shkëmbinj të thepisur, duke u kthyer në një ikonë për komunitetin e sporteve ekstreme.
Pas tërheqjes nga skena mediatike, Baumgartner kishte zgjedhur të vazhdonte pasionin e tij për fluturimet dhe sportet ajrore, shpeshherë larg vëmendjes së publikut.
Lajmi i vdekjes së tij ka shkaktuar tronditje dhe dhimbje të thellë në komunitetin ndërkombëtar të adhuruesve të sporteve ekstreme dhe më gjerë.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër











