Kosova
Kosovë: Mërgimtari që voziti trotuarit bëhet viral edhe në Zvicër
Manovër e rrezikshme në Kosovë nga një veturë me targa zvicerane
Një manovër e rrezikshme nga një veturë me targa zvicerane po shkakton reagime të shumta në Kosovë dhe Zvicër, transmeton albinfo.ch.
Rasti është raportuar fillimisht nga një qytetar kosovar, ku përmes një videoje të publikuar, shihet një veturë e tipit Audi, e cila, në vend që të ndalojë në kolonë, del nga rruga dhe ecën mbi trotuar, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e këmbësorëve.
Ngjarja ka ndodhur në një qytet të Kosovës, ndërsa shoferi dyshohet të jetë një mërgimtar nga Zvicra.
Lajmi është pasqyruar edhe nga mediumi zviceran Blick.ch, i cili e përshkruan këtë veprim si “një manovër të rrezikshme nga një Audi me targa zvicerane që po shkakton bujë në Kosovë:.
Pamjet janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke ngjallur debat për sjelljen e shoferëve dhe rrezikun që paraqesin veprime të tilla në rrugët publike.
Ndërkohë për rastin ka reaguar zyrtarisht Policia e Kosovës, duke konfirmuar se është identifikuar shoferi dhe është ndërmarrë masa ndaj tij.
“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor në Gjilan ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme duke identifikuar vozitësin, ndaj të cilit ka shqiptuar gjobë, sipas legjislacionit në fuqi,” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia sqaroi se pamjet e publikuara nga qytetarët dhe mediat në rrjete sociale ndihmuan në dokumentimin e shkeljes.
Autoritetet kosovare kanë njoftuar edhe shtetin e Zvicrës për këtë kundërvajtje.
“Duke u bazuar në marrëveshjen ndërmjet Shtetit të Kosovës dhe Shtetit Zviceran, lidhur me bashkëpunimin për trajtimin e kundërvajtjeve të kryera nga shtetasit e secilit shtet në territorin e tjetrit, gjoba e shqiptuar do t’i përcillet autoriteteve përkatëse zvicerane për trajtim të mëtejmë,” njoftoi Policia e Kosovës.
Rasti ka nxitur reagime për kulturën e vozitjes gjatë sezonit të verës, kur shumë bashkatdhetarë vizitojnë Kosovën. Përfaqësues të sigurisë rrugore kanë theksuar nevojën për respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rrezikun që sjellin sjelljet e papërgjegjshme në trafik. /Albinfo.ch
https://www.facebook.com/share/p/19SfSnPaQJ/?mibextid=wwXIfr
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajme të rëndësishme nga Zvicra për këtë javë Çfarë ndikimi do të kenë traktatet e BE-së mbi imigracionin në Zvicër dhe si qeveria zvicerane... -
Rastet e tuberkulozit në rritje në Zvicër -
Lulëzon tregu i zi i auto shkollave në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Zvicër: Të gjitha maceve duhet tu vendoset çip -
Zvicër: Inflacioni në zero











