Kosova
Kurti mirëpret diasporën: Kosova është me fat që ju ka
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurt dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla mirëpriten në takime të ndara bashkëatdhetarë nga e gjithë bota, me qëllim vlerësimin e kontributit të tyre të vazhdueshëm për Kosovën.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar mirëseardhjen për bashkatdhetarët që po rikthehen në vend gjatë sezonit veror, duke vënë në pah rolin dhe rëndësinë e diasporës për Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Ai theksoi se mërgata tashmë është e pranishme jo vetëm për vizita familjare, por edhe si pjesë aktive e zhvillimit dhe ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët.
“Bashkatdhetarët tanë janë të domosdoshëm për Kosovën, si mysafirë që vijnë për të rizbuluar lidhjet emocionale me vendin, por edhe si partnerë të vërtetë të zhvillimit. Sot nuk flasim më për ‘trurin që ikën’, por për zemrën që qëndron e lidhur me atdheun. Ata që kanë krijuar jetë jashtë vendit nuk e harrojnë rrënjët, ruajnë kujtimet, mbajnë lidhjet dhe ndjejnë përgjegjësi për Kosovën tonë të përbashkët,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.
Ai shtoi se “dikush mund të jetojë përkohësisht jashtë vendit, por përkatësia me kombin mbetet e përhershme”, duke theksuar edhe një herë fatin që ka Kosova për të pasur një diasporë kaq të përkushtuar.
Edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mirëpriti në ambientet e MPJD-së, bashkëatdhetarë nga e gjithë bota, me qëllim vlerësimin e kontributit të tyre të vazhdueshëm për Kosovën.
“Mërgata jonë ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në çdo etapë të ndërtimit të shtetit tonë, nga ditët e luftës dhe sakrificës për liri, te momentet e shpalljes së pavarësisë, e deri te përpjekjet e vazhdueshme për përparimin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës.”, tha Gërvalla.
“Me mundin, djersën dhe dashurinë tuaj për atdheun, keni ruajtur gjuhën, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar, duke i bërë ato të njohura e të respektuara në çdo cep të botës. Keni qenë ambasadorët më të sinqertë dhe më të fuqishëm të Kosovës, duke e mbajtur emrin e Kosovës lart edhe kur vetë nuk ishit pranë saj fizikisht. Kontributi juaj mbetet nga më të çmuarat për vendin, një forcë e pashtershme që e lidh të kaluarën e të tashmen me të ardhmen që po ndërtojmë së bashku për brezat e rinj. Kosova është shumë krenare me ju, ashtu siç jeni krenarë ju me të.”
E-Diaspora
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit "Ky akt përfaqëson një dëshmi të qartë të solidaritetit të vazhdueshëm të Zvicrës me Kosovën", ka... -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator












