Kosova
Profesorë zviceranë kërkojnë nga Zvicra të mos qëndrojë pasive ndaj situatës në Palestinë
Më shumë se tridhjetë profesorë të së drejtës publike ndërkombëtare dhe penale nga universitetet e Zvicrës i kanë dërguar një letër Këshillit Federal, duke i bërë thirrje që vendi të mos mbetet pasiv ndaj zhvillimeve në Palestinë, përcjell albinfo.ch.
Letra, e cila do të publikohet sot, rikujton se më 12 gusht 1949, saktësisht 76 vjet më parë u miratuan Konventat e Gjenevës, të cilat përbëjnë gurthemelin e së drejtës ndërkombëtare dhe të mbrojtjes së civilëve gjatë konflikteve. Profesorët theksojnë se Zvicra, si vendi ku këto konventa u nënshkruan, mban një përgjegjësi të posaçme morale dhe ligjore për të vepruar.
Në anën tjetër, përpjekjet ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Gaza po vazhdojnë. Ndërmjetësuesit nga Egjipti dhe Katari, me mbështetjen e Turqisë, i kanë paraqitur Hamasit një propozim të ri për armëpushim. Sipas burimeve diplomatike, marrëveshja e mundshme do të përfshinte përfundimin e konfliktit si dhe lirimin e të gjithë pengjeve, të gjallë dhe të vdekur.
Këto zhvillime ndodhin në një kohë kur Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për një hetim të pavarur mbi vrasjen e gjashtë gazetarëve të rrjetit Al Jazeera nga ushtria izraelite, duke e cilësuar atë një shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare humanitare.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Thonex: Punonjësi me origjinë shqiptare denoncon racizëm në polici Një punonjës i shërbimit të kontrollit të parkimit në komunën e Thônex, me shtetësi zvicerane dhe... -
Kantoni i Cyrihut i dhuron një automjet zjarrfikës qytetit të Gjilanit -
Vjenë
Trupat e pajetë nga tragjedia e Vjenës nisen sot për Kosovë -
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal propozon masa të reja kundër mungesës së barnave Popullsia zvicerane duhet të përfitojë nga një furnizim i sigurt me ilaçe. Këshilli Federal të premten... -
Qeveria zvicerane pezullon eksportet e armëve në SHBA -
Patentat digjitale të drejtimit mund të bëhen normë në Zvicër -
Çfarë duhet të dini ndërsa linjat ajrore evropiane anulojnë qindra fluturime -
Më pak çokollatë zvicerane po shitet, por fitimet po rriten














