Lajme
Rihapet linja hekurudhore Bernë – Freiburg pas shtatë javësh ndërprerje
Pas shtatë javësh ndërprerje të plotë, linja hekurudhore e SBB-së midis Freiburgut dhe Bernës është rihapur të hënën në mëngjes. Që nga ora 04:00, trenat kanë nisur përsëri qarkullimin sipas orarit të rregullt, duke rikthyer normalitetin për mijëra udhëtarë të përditshëm, shkruan SRF, transmeton albinfo.ch.
Ky itinerar, që është pjesë e boshtit kryesor lindje-perëndim midis Gjenevës dhe St. Gallenit, iu nënshtrua punimeve të mëdha infrastrukturore. Gjatë periudhës së mbylljes, mbi 200 punëtorë ishin të angazhuar në projekte të ndryshme, me një investim prej gjithsej 90 milionë frangash zvicerane.
Punimet kryesore përfshinë rindërtimin e plotë të stacionit Schmitten FR, rinovimin e ndërruesve në anën lindore të stacionit të Freiburgut, mirëmbajtjen e binarëve në zonën e Düdingen si dhe rinovimin e binarëve dhe linjave ajrore midis Bernës dhe Flamatt, njoftoi SBB.
Gjatë kësaj periudhe, udhëtarët u desh të përdornin autobusë zëvendësues ose rrugë devijuese, gjë që shpesh shkaktoi kohë më të gjata udhëtimi. Megjithatë, SBB thekson se mbylljet totale janë shpesh zgjidhja më e mirë, pasi mundësojnë përqendrimin e punës brenda disa javësh, duke reduktuar shqetësimet afatgjata.
Sipas kompanisë hekurudhore, nëse punimet do të ishin kryer pa një mbyllje të plotë të linjës, ato do të kishin zgjatur deri në tre vjet, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Qumështi për foshnja me gjurmë toksine vazhdon të shitet në Zvicër RTS ngre pikëpyetje mbi kufijtë e sigurisë, ndërsa autoritetet theksojnë se produktet janë ende brenda standardeve... -
Zviceranët do të votojnë për ndalimin e fishekzjarrëve -
A mund të sëmureni nga klima? Ja çfarë thotë shkenca -
A po përjeton Zvicra një tjetër verë si ajo katastrofike e vitit 2003? -
Gjysma e votuesve në Zvicër janë mbi 60 vjeç











