Futboll
Mediat spanjolle ngritin në qiell Muriqin, shënoi 4 herë ndaj Realit
Vedat Muriqi ka shënuar ndaj gjigantit spanjoll në katër vite radhazi: 2022, 2023, 2024 dhe 2025
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi po vazhdon të shkruajë historinë e tij kundër Real Madridit.
Muriqi ka shënuar ndaj gjigantit spanjoll në katër vite radhazi: 2022, 2023, 2024 dhe 2025, transmeton albinfo.ch.
Mediat spanjolle tashmë i kushtojnë hapësirë të veçantë performancave të tij.
Një prej tyre është gazeta prestigjioze Marca, e cila e vlerëson Muriqin si një sulmues të shkëlqyer që gjithmonë gjen mënyrën për të ndëshkuar Real Madridin.
“Sa herë që Vedat Muriqi përballet me Real Madridin, është një betejë gjigante me qendërmbrojtësit e Real Madridit. Loja e tij e fuqishme ajrore është një sfidë e vazhdueshme për çdo kundërshtar”.
“Gjysmë me shpinë, gjysmë me kokë, ishte goli i tij që hapi serinë e rezultateve, i pari i pësuar nga Real Madridi i Xabi Alonsos këtë sezon. Për gjigantin e Kosovës , është goli i tretë e gjysmë që ai shënon kundër Real Madridit. Gjysmë goli është sepse, në humbjen e Real Madridit në Son Moix në shkurt 2023, ishte kërcimi i tij me Nachon që e dërgoi topin në rrjetë”.
“Por përtej aftësive të tij nga goditjet standarde, sulmuesi nga Prizreni është një nga ata djem që e kupton profesionin e tij si një monument për punën e palodhur. Ai bën gjithçka që një sulmues i madhësisë së tij duhet të bëjë për t’u siguruar që qendërmbrojtësit e dinë se shkuarja te dentisti është shumë më e qetë. Duke parë shumat se sa paguhen për disa sulmues”, shkruan Marca.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih













