E-Diaspora
4 boksierë kosovarë përfaqësojnë Gjermaninë në Baku
Shqiptarët që jetojnë në diasporë, jo rrallë herë kanë treguar talentin e tyre në sporte të ndryshme, madje duke arritur edhe suksese të mëdha. Shtete të ndryshme, e sidomos ato gjermanishtfolëse kanë shfrytëzuar cilësitë e tyre për t’ i përfaqësuar edhe në gara të ndryshme qoftë evropiane apo botërore.
Në lojërat evropianë që janë duk u mbajtur në Baku të Azerbajxhanit, Gjermania, nga gjithsej 12 boksierë sa i ka gjithsej, përfaqësohet nga 4 kosovarë, njofton “albinfo.ch”.
Atdhe Gashi, Azize Nimani, Albon Pervizaj dhe Kastriot Sopa, janë kosovarët që përfaqësojnë Gjermaninë në Baku.
Megjithatë, përveç këtyre, në lojërat evropiane, për herë të parë po merr pjesë edhe shteti i Kosovës me grupin e saj.
Fatkeqësisht, kampionia e botës në xhudo e cila padyshim se ishte një nga favorite kryesore, Majlinda Kelmendi, për shkak të një lëndimi nuk ka mundur të jetë pjesë e këtyre garave, por ajo ishte bartëse e flamurit të Kosovës, e cila bëri lajm jo vetëm në mediat shqiptare por edhe ato të huaja.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi Kosova thellon partneritetin me Baden-Württembergun... -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës -
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Nxehtësia i bën turet malore më të rrezikshme Në zona të caktuara, rreziku i rënies së shkëmbinjve po rritet dhe disa pjesë të terrenit... -
Ekuipazhet e Swiss-it injorojnë udhëzimet e Lufthansa-s -
Zvicër: 15 aksidente fatale uji në një muaj -
Ish-politikani i SVP-së akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 40 herë: Pritet dënim i përjetshëm -
Zvicër: Shtatëmbëdhjetë gra tashmë viktima të femicidit















